Mbrëmjen e ditës së dielë, 18 shtator 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ishte në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku u zhvillua koncerti tradicional “Tre Tenorët”, nga producenti Edmond Tullumani.
Këtë vit “Tre Tenorët” i’ u dedikua Ukrainës, me mesazhin “Artistët për artistët” me pjesëmarrjen e këngëtarëve e muzikantëve nga Ukraina, Shqipëria e vende të tjera. Në skenën e teatrit u ngjitën dhe performuan tenorët: Mykhailo Malafii-Ukrainë; Klodjan Kaçani-Shqipëri; Vitaly Kovalchuk-Ukrainë.
Zhvillimi i koncertit “Tre Tenorët” ka krijuar tashmë traditën dhe historinë e tij. Gjatë rrugëtimit të tij, ky aktivitet ka rezervuar për çdo vit pjesëmarrjen e artistëve më të suksesshëm të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, i pasuruar gjithmonë me elementë të ndryshëm të përmbajtjes skenike, skenografike, repertorit, skenarit, etj. Të ftuar në këtë koncert ishin edhe sopranoja e njohur Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukiçi.
Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ
Fotot: ( Nuri Çumani )