KRYEGJYSHI BOTËROR, DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË EVENTIN E MIRËSEARDHJES SË AMBASADORES SË RE TË IZRAELIT NË TIRANË, GALIT PELG

Ditën e sotme, 22 shtator 2022, ora 11:00,  Ambasada e Shtetit të Izraelit,  në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, organizuan një aktivitet  përshëndetës mirëseardhjeje, për marrjen e detyrës nga ambasadorja e re e izraelit, znj. Galit Pelg.
Në këtë ngjarje të shënuar, në “Memorialin e Holokaustit”, në Parkun e Madh të Tiranës, mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i uroi suksese Ambasadores Galit për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe Shtetit të Izraelit.
Gjithashtu Kryegjyshi, i bëri me dije edhe për miqësinë e veçantë që populli shqiptar ushqen për popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftës së dytë Botërore, kur shqiptarët i hapen dyert popullit të përndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman dhe i mbrojnë ata, dhe me jetën e tyre.

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ