Ditën e premte, më datë 23 shtator 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, Faisal Ghazi Hifzi, me rastin e Festës Kombëtare.
Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Hotel Mak Albania, me pjesmarrjen edhe të shumë personaliteteve, ambasadorëve, udhëheqësve shtetërorë e fetarë dhe miqve të ftuar.
Ndër të tjera Kryegjyshi Botëror, vlerësoi përvojën e Ambasadorit dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe Arabisë Saudite.
Gjithashtu Kryegjyshi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit edhe për mbështetjen, ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ