Ditën e enjte, më datë 22 shtator 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Shkollave Maarif në Shqipëri z. Mesut Ozbaysar dhe z. Abdullah Gulçimen Koordinator zyre i Shkollave Maarif, zhvilluan në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, një vizitë të veçantë, ku u pritën edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë këtij takimi, Kryegjyshi i’u bëri një prezantim të shkurtër të historisë tetëqindvjeçare të besimit të paqtë bektashian, rolin e klerikëve të këtij besimi, realitetet me të cilat përballemi, arritjet dhe synimet në të ardhmen, në përhapjen e këtij besimi në hapësirat mbarëshqiptare e më gjerë, në misionin për forcimin e besimit në Zot, për më shumë paqe, dashuri e mirësi.
Në fokus të këtij takimit ishte zhvillimi i mëtejshëm i mardhënieve të përbashkëta bashkëpunuese, ndërmejt Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe Shkollave Maarif.
Nga ana e tyre, miqtë, pasi zhvilluan edhe një vizitë në mjediset e qendrës multifuksionale Fetare-Kulturore, Odeonit, ku u njohën nga afër me muzeun bektashtazmit, bibliotekën, arkivin, fonotekën, galerinë etj, u impresionuan nga sa panë dhe u informuan, duke shprehur njëkohësisht një vlerësim dhe mirënjohje, për misionin, përpjekjet e besimit bektashian dhe punën e bërë deri më tani.
Në fund, përgëzuan dhe i uruan Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, jetë sa më të gjatë në këtë rrugëtim dhe detyrë të Shenjtë.
Përgatiti:
Hisen SULEJMANI