TAKIM I PËRBASHKËT I KËSHILLIT NDËRFETAR TË SHQIPËRISË (KNFSH) DHE QENDRËS-CVE, RRETH PARANDALIMIT TË EKSTREMIZMIT DHE RADIKALIZMIT

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në bashkëpunimin me CVE (Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm) kanë organizuar ditën e premte, më datë 30 shtator 2022, një takim të përbashkët Ndërfetar në kuadër të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit, me pjesëmarrjen e liderëve të komuniteteve fetare, njëkohësisht dhe anëtarë të Bordit të Presidencës të KNFSH-së, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar.
Aktiviteti është përshëndetur edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, liderët dhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare në vendin tonë.
Liderët fetarë u ndalën rreth kontributit dhe punës që bëjnë komunitetet fetare në promovimin e paqes sociale dhe dialogut, nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj larg çdo radikalizmi dhe ekstremizmi.
Forcimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe partneritetit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërmjet agjencive qeveritare, organizatave joqeveritare, sektorit privat, komuniteteve fetare dhe mediave, në identifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve efektive;
Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti, janë ndarë rekomandime dhe rezultate nga workshopet dhe forumet ndërfetare të zhvilluara nga Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në çështje dhe tematika të ndryshme lidhur me parandalimin e gjuhës së urrejtjes, radikalizmit dhe ekstremizmit të çdo lloj forme.