Ditën e djeshme, më datë 18 tetor 2022, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi një pritje të veçantë, me rastin e 25-vjetorit të Prezencës së OSBE -së në Shqipëri dhe përfundimit të misionit të tij në Tiranë.
Mision ky, i pasqyruar në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe reformat e rëndësishme të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evro-atlantik të Shqipërisë.
Një përvojë e suksesshme në Presidencën shqiptare të Organizatës gjatë vitit të vështirë 2020.
Perspektiva të reja bashkëpunimi për konsolidimin e demokracisë dhe mbrojtjen e paqes, e të sigurisë në botë.
Në këtë pritje merrnin pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, partner e miq të shumtë, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë, intelektualë, përfshirë të ftuarën e nderit ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla etj.