KRYEGJYSHI BOTËROR, DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË “FORUMI I TURIZMIT RELIGJIOZ ”, KOLEGJI UNIVERSITAR LOGOS

Ditën e sotme, më datë 5 nëntor 2022, në Amfiteatrin e godinës qendrore të Kolegjit Universitar “LOGOS” në Tiranë, u zhvillua eventi “Forumi i Turizmit Religjioz”, me iniciativën e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegji Universitar Logos.

I pranishëm në këtë event ishin edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; znj. Vilma Bello, zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Rektori i Kolegjit Universitar “LOGOS”, Prof. Dr. Ilia Ninka; Dr. Georgios Gaitanos, Përgjegjës i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar “LOGOS”; Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Prof. Asoc. Genti Kruja, Kolegji Universiteti “Bedër”; përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) z. Sokol Kongoli, akademik, profesorë, miq e të ftuar të tjerë…

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj pasi përshëndeti të pranishmit, duke edhe i uruar suksese këtij forumi, midis të tjerash u ndal tek kontributit dhe puna që bënë Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe komunitetet fetare në promovimin e paqes sociale dhe dialogut, nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj larg çdo radikalizmi dhe ekstremizmi.