Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë ditën e hënë, më 28 nëntor 2022, në Pallatin e Brigadave, në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj, me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë event merrnin pjesë autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.
Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë!