URIM I KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ PËR KRISHTLINDJET

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, uron të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.
Ndër të tjera, në këtë mesazh thuhet: “ Urimet më të përzemërta për Krishtlindjet, për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët e krishterë. Prosperitet, shëndet, paqe dhe dashuri për të gjithë. 
Krishtlindja është një kohë mrekullish dhe bashkëndarje dashurie vëllazërore, ndaj fort të nderuar besimtarë të krishterë, Ju uroj shëndet të plotë, lajme të mira, bekime pafund, dritë mirësie e begati! 
Shpresa, besimi në Zot na dhëntë të gjithëve dashuri!
Për shumë vjet gëzuar!”