27 JANARI, DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT

HAXHI DEDE RESHAT BARDHIKryeministër i Shqipërisë në kohën e pushtimit nazist ishte Mehdi Frashëri. Ai refuzoi t'u jepte emrat e hebrenjve pushtuesve nazistë. Ai organizoi të gjithë bektashinjtë për të strehuar të gjithë hebrenjtë qofshin qytetarë apo refugjatë. Në atë kohë, 45% e të gjithë myslimanëve në Shqipëri ishin bektashi. Kryeministri Frashëri dha një urdhër sekret: "Të gjithë fëmijët hebrenj do të flenë me fëmijët tuaj, të gjithë do të hanë të njëjtin ushqim, të gjithë do të jetojnë si një familje". 20.12.2006
HAXHI DEDE RESHAT BARDHI Kryeministër i Shqipërisë në kohën e pushtimit nazist ishte Mehdi Frashëri. Ai refuzoi t’u jepte emrat e hebrenjve pushtuesve nazistë. Ai organizoi të gjithë bektashinjtë për të strehuar të gjithë hebrenjtë qofshin qytetarë apo refugjatë. Në atë kohë, 45% e të gjithë myslimanëve në Shqipëri ishin bektashi. Kryeministri Frashëri dha një urdhër sekret: “Të gjithë fëmijët hebrenj do të flenë me fëmijët tuaj, të gjithë do të hanë të njëjtin ushqim, të gjithë do të jetojnë si një familje”. 20.12.2006

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë, e cila do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.
Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët dhe gjithë bektashinjtë, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit🙏