KRYEGJYSHI BOTËROR, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË ÇELJEN E AKTIVITETIT “JAVA E TURIZMIT RELIGJIOZ ”, ORGANIZUAR NGA KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” .

Ditën e sotme, më 22 shkurt 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,  mori pjesë në çeljen e aktivitetit “Java e Turizmit Religjioz”, organizuar nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “LOGOS” .

Ky organizim që do të vijoi edhe në datat 23 dhe 25 shkurt 2023, është një aktivitet vjetor, një nga elementet e Forumit të Turizmit Religjioz, i cili u lançua më 5 Nëntor 2022 dhe përmban një sërë veprimtarish, që fokusohen në adresimin e sfidave për industrinë e turizmit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sektorin e veçantë të turizmit religjioz.