KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “FRASHËRI I SHQUAR, I PANJOHUR ” , TË AUTORIT THOMAS FRASHËRI

Ditën e mërkurë, më 1 mars 2023, në Sallën Antigonea, Rogner u zhvillua një event i veçantë, ku mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e promovimit të librit të autorit Thomas Frashëri  “FRASHËRI I SHQUAR, I PANJOHUR ” , një studim heuristik për t’i shërbyer historisë.
Në prani të shumë personaliteteve të letrave shqipe, pjestarëve, miqve dhe dashamirësve të autorit, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj shprehu një vlerësim të lartë, për figurën dhe kotributin e këtij studiuesi, shkrimtari.