Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Kleriku Sali Dede, “Dëshmori i Atdheut”, mbetet shembull i shkëlqyer i devizës bektashiane: “Pa atdhe nuk ka fe!”
Dita e sotme, 5 mars 2023, është një ditë e shënuar për komunitetin bektashian kudo në botë, pasi kjo ditë, shënon 147-vjetorin e lindjes së ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede.
“Ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, mbetet krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare. Ai ishte shembull i shkëlqyer i devocionit të klerikëve bektashinj që besimin në Zot dhe çështjen kombëtare, i kanë parë kurdoherë të lidhura ngushtë dhe të pa ndara nga njëra-tjetra. Ai u vra pabesisht në Selinë e Shenjtë më 28 nëntor të vitit 1941 nga pushtuesit e kolaboracionistët vendas vetëm se nuk pranoi të firmoste dokumentin e pushtimit të vendit nga fashizmi italian…. Sali Niazi Dede erdhi në Shqipëri me vizion të qartë për Kryeqendrën Botërore të Bektashizmit, jo vetëm të jetonte në paqe e bashkëjetesë me besimet e tjerë fetarë, por dhe të kontribuonte në harmoninë midis feve. Si klerik e atdhetar, ai është shpallur dhe ‘Dëshmor i Atdheut’, duke mbetur një shembull i klerikut tolerant e atdhetar në kohëra” – pohon ndër të tjera Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Sali Niazi, u lind në Starje të Kolonjës më 5 mars të vitit 1876. Na kapërcyej të shekujve 19 dhe 20, bektashizmi në Shqipëri kish ardhur duke u zhvilluar së tepërmi. …Ka qënë ndikimi i teqesë së famshme të Starjes, por edhe ato të Leskovikut, të Qesarakës dhe Kreshovës, që lanë gjurmë të thella në fëmijërinë e Sali Niaziut të vogël. Me imazhin e pastër dhe real të këtij bektashizmi, Sali Niazi u gjend në moshhën 8 vjeçare në Stamboll me familjen e tij, në kërkim të një jete më të mirë. Plot trembëdhjetë vjet, ai ndoqi mësimet në Stamboll dhe Haxhi Bektash, së bashku me qindra nxënës të tjerë nga vise të Anadollit, Azisë e deri nga Irani dhe Iraku. Falë asaj trashëgimie shpirtërore shqiptare, në vitin 1897, vendosi të futet në rrugën plot mirësi bektashiane. Këtu, është menjëherë në vemendjen e ish-Kryegjyshit të kohës, Haxhi Fejzi Dedeit dhe pasi dorëzohet si dervish në rrugën e Hakut, përqafon menjëherë jo vetëm mësimet e Kuranit, hadithet e Profetit Muhamed por edhe çelsat e diturisë mistike. Në vitin 1908 Dede Fejziu e ngarkon Salih Niazin me detyrën e pajtimit të dedesë të Madh me familjen Çelebi. Me këtë detyrë që ju ngarkua në dergjah, u kuptua se sa unifikues, pajtues dhe zgjidhës problemesh ishte ai. Zgjuarsia, largpamësia, lidhja me të drejten dhe të vërteten e karakterizonte atë në cdo moment. Dy dekada të një jete të pasur shpirtërore si edhe adhurime të pafund ndaj Krijuesit, i dhanë rezultatet e veta. Me largimin nga kjo jetë e ish Kryegjyshit Bektashian Haxhi Fejzi Dedei, këshilli i lartë gjyshnor, cakton Sali Niazi në postin e lartë të udhëheqjes të këtij besimi. Ky ishte nder jo vetëm për Sali Niazi, por për krejt shqiptarët. Me këtë rast, ne i treguam krejt botës bektashian se jo vetëm ruanim të pastër këtë besim, por kishim edhe vlera të veçantë të edukimit, përmes të cilave lindnin e rritnin njerëz me tipare të tillë shpirtërorë. Me emërimin e tij në vitin 1913 në krye të postit të lartë, Salih Niazi Dede, vazhdoi i sigurtë dhe krejt i dlirë, rrugëtimin e nisur nga dervishët dhe baballarët bektashinj. Sipas dokumentave të shumtë osmanë, emri i mirë i Salih Niazi shqiptarit, i kish kaluar me kohë kufijtë e perandorisë. Falë reformave të ndryshme dhe udhëzimeve për të ruajtur pastërtinë shpirtërore bektashiane, emri i Salih Niazi Dedeit përcillej me respekt ndër milonat e besimtarëve në Egjipt, Siri, Iran, Irak, Azerbajxhan, Turkmenistan, Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi e deri në Azinë e Largme.
Me 17 dhjetor 1919, Mustafa Qemal Ataturku, i cili vizitoi teqenë e Haxhi Bektashit, mori mbështetjen morale dhe materiale të Salih Njazi Babait dhe Xhemaladin Çelebiut për luftën çlirimtare. Salih Njazi Dedei u bë aq ndikues me përpjekjet e tij në pavarsinë e kombi turk, sa ishte edhe prosperitetin e popullit të tij.
Kur parlamenti turk, me vendim të veçantë, në dhjetor të vitit 1925, urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve në peradorinë osmane, Salih Niazi Dedei i hodhi sytë nga atdheu i tij, Shqipëria. Natyrisht ai e dinte fort mirë se bektashizmi në trevat shqiptare kishte shkelur shekuj që ish lindur dhe rritur, ndaj dhe transferimi aty i qendrës botërore të këtij besimi, do të shihej si një ogur i bardhë për shqiptarët, pamvarësisht se çfarë feje i përkisnin. Janë disa letërkëmbime midis tij dhe Mbretërisë shqiptare në vitin 1929, të cilat nxjerrin në pah jo vetëm dëshirën e këtij kleriku për t’u vendosur përfundimisht në Shqipëri, por edhe garancitë pa asnjë interes të Mbretit Zog, për ndihmën e nevojshme. Kjo padyshim bëri që Sali Niazi Dede, duke u këshilluar edhe këshillat gjyshërore nëpër vende të ndryshme, të merrte vendimin për të zhvendosur qëndrën botërore bektashiane prej Turqije në Tiranë. Ky akt madhor, sot e kësaj dite, qëndron plot ndinjitet midis zgjidhjeve të ndryshme të shqiptarëve, përgjatë historisë së vet.Është ndarë nga Ankaraja në janar të vitit 1930 dhe mbrriti në Shqipëri. Ku zhvilloi një vepri të gjërë për çuarjen më tej të bektashizmit në Shqipëri, Ballkan dhe në botë.
Salih Niazi Dede, erdhi në Shqipëri me idenë e qartë për rritjen e besimit bektashian, pikërisht në jugperëndim të Evropës të krishterë. Sapo vuri këmbën në tokën shqiptare, kleriku i shquar bektashian, provoi përveç frymës tradicionale të besimit bektashian edhe atë të besimtarëve të thjeshtë. Gjithë aktiviteti atdhetar i bektashinjëve në vitet njëzetë ka pasur mbështetjej e plotë të shtetit shqiptar dhe të mbretit Zog. Dekretimi i Hirësisë së Tija Sali Njazi Dedeit si Kryegjysh Botëror i Bektashizmit u bë në mars të vitit 1930.
Për 11 vjet me radhë, Sali Niazi Dede, ishte në krye të punëve të vështira për organizimin sa më të mirë të besimit tonë, vençanërisht në trojet shqiptarë. Por kujdesi i tij u ndje deri larg, në teqetë bektashiane në Greqi, Bullgari, Rumani, Maqedoni, Serbi, Kosovë e Mal të Zi. Ai ishte në korrent të gjithë dinamikës bektashiane në Ballkan dhe me këshillat, porositë dhe urdhërat e tij, u përpoq të ruante me çdo kusht vlerat e këtij besimi, edhe pse bota po shkonte drejt një lufte të re botërore. Zemra e çdo besimtari, duhej të rrihte me dashurinë e madhe të atdheut. Duke parë me çfarë kujdesi fetar dhe intelektual, por edhe me çfarë dashurie shpirtërore ishin përgatitur kongreset dhe statutet bektashianë, ky klerik i devotshëm, ishte i pari në zbatimin konkret të kodeve zakonorë bektashiane. Janë me dhjetra baballarë, të cilët linin teqetë e tyre dhe për javë të tëra, shkonin në Tiranë, duke marrë jo vetëm mësime fetare nga myrshidi i lartë i tyre, por duke dashur ta ndjekin pas atë, në urtësinë dhe thjeshtësinë emblematike. Roli i pazevendësueshëm i këtij kleriku është gjithashtu edhe në aspektin e ruajtjes të tradicionit brenda besimit. Por këtë tradicion, Salih Niazi Dede, e pa në përputhje të plotë me kohën që kalonte. Pavarësia në ide e veprime edukimi i ndenjës së atdhetarisë, mëria e natyrshme ndaj pushtyesit, kanë çuar padyshim në ngjalljen e fuqive të verbëra ndaj Salih Niazi Dedeit. Ka disa baballarë shqiptarë që kanë treguar se në këto kushte, shumë prej tyre vinin në Tiranë, të rrethuar nga dashamirësit e tyre, vetëm e vetëm për të qënë fizikisht pranë këtij kleriku që po afrohej të 70 viteve. Por Kryegjyshi e pat kuptuar dhe i përcillte këta për në teqe dhe duke ndenjur në praninë e dy dervishëve besnik. Sigurisht ai jetonte me realitetin e egër. Dora vrastare që shtiu mbi Salih Niazi Deden në 28 nëndorin e vitit 1941, ka menduar se do të trembte krejt armatën e klerikëve bektashian. Në të vërtetë ndodhi e kundërta. Salih Njazi Dedej ra dëshmor për kryerjen e misionit të tij të shenjtë. Komisioni Qëndror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” e ka shpallur Sali Njazi Dede ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.218, datë 23.04.2010. Gjithashtu, Kryegjyshata Botërore Bektashiane është shpallur “Monument Kulture“ nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve me Urdhër Nr. 236, datë 17.05.2010.Edhe ata klerikë që erdhën pas tij, dëshmuan atdhetarinë dhe dlirësinë shpirtërore po aq sa myrshidi i tyre, i rënë theror, duke mos u pajtuar me pushtuesin, me tiranitë dhe idetë që e vdisnin lirinë njerëzore. Deviza jonë “Pa atdhe nuk ka fe” i ka trembur kurdoherë armiqtë e Shqipërisë. Salih Niazi Dede ka qënë dhe mbetet ideatori dhe ndërtuesi i godinës madhështore të bektashizmit në vendin tonë. Albapost, në ciklin e figurave të shquara për vitin 2001, ka emërtuar në emisionin e pullave Salih Niazi Dede. Ka marrë titullin “Dëshmor i Atdheut” nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, urdhrin “Nderi i Kombit”.
Sali Niazi Dede mbetet krenaria e gjithë shqiptarëve që solli Qëndrën Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Ai ka qënë dhe mbetet modeli i klerikut me dije të mëdha, me urtësi dhe tolerancë. Ai ka qënë dhe mbetet reformatori i parë i këtij besimi në vendin tonë, duke e ngritur bektashizmin në nivele të lartë përfaqësimi në Ballkan dhe në botë.