DREJTUESIT E SHKOLLËS SPECIALE ” LUIGJ GURAKUQI ” VIZITË NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Ditën e sotme,  8 mars 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj priti në Selinë e Shenjtë Bektashiane,  në Tiranë, drejtorin e Shkollës Speciale ” Luigj Gurakuqi”, z. Taulant Cala dhe znj. Nora Islami, takimi ky i zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmave të bamirësisë që Kryegjyshata Botërore Bektashiane nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror bën herë pas here në këtë shkollë.
Gjatë takimit dresjtuesit e shkollës i shprehën Kryegjyshit vlerësimet dhe konsideratat më të larta duke i dhuruar një punim në korniz të realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle dhe lule.

Kryegjyshi Botëror ju dha urimet dhe bekimet e Tij,  që Zoti t’u lehtësojë mundin prindërve që po rrisin këta fëmijë me aftësi speciale dhe se ndihma për këta fëmijë të mrekullueshëm, nuk do tu mungojë asnjëherë, nga ana e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Kujtojmë se, Shkolla Speciale “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë speciale, ku mësojnë fëmijë me aftësi ndryshe në Tiranë dhe është pjesë e projektit për t’i përdorur shkollat si qendra komunitare.