Përveçse pjesëmarrjes si rrallë herë, një mot i ngrohtë me diell, një dekor ndjesor, një mjedis shpirtëror e funksional, gërshetuar mendja e dora e puna e njeriut me aromën e luleve e blerimit shumëngjyrësh pranveror, urimeve të pafund, festimi i Sulltan Nevruzit, të mërkurën e djeshme në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, patën një të veçantë tejet simbolike: Përurimin e bustit të Imam Aliut.
Të mërkurën, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjkyshatës Botërore Bektashiane, u festua Sulltan Novruzi. Në këtë festë, u përurua në sheshin e Selisë, dhe busti i Imam Aliut, katër metra i lartë. Në këtë festë bektashiane, kishin ardhur besimtarë e dashamirës nge e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, komunitete shqiptarës që jetojnë e punojnë nëpër botë. Ishin klerikë bektashinj dhe të besimeve të tjerë fetarë, funksionarë të lartë shtetërorë, ministra e deputetë, titullarë e përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë. Ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, priti urimet dhe takoi edhe: Presidentin e Republikës, Bajram Begaj; Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erio Veliajn; politikani Ilir Metaj; Hirësinë e Tij Janullatos; Bujar Spahiun, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; Klodian Bulku, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Kryetar i Tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; Kryetar i Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka; Kryetari i Kishës Katolike; Nunci Apostolik; Kreu i Kishës Ungjillore; Ambasadorja e SHBA, Juri Kim; Ambasadori i Izraelit; i Italisë; i Holandës; i Greqisë; i Bullgarisë; i Hungarisë; i Kosovës etj…
…Ceremonia e Sulltan Nevruzit nisi me këndimin e Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe u mbyll me Himnin Bektashian. Moment i veçantë, ishte zbulimi i bustit të Imam Aliut, katër metra i lartë, vendosur para sheshit të Odeonit Bektashian. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Dede Edmond Brahimaj, udhëhoqi ritet tradicionale të kësaj dite. Ndërsa në përshëndetjen e Tij, ndër të tjera ai tha: “…Sot festojmë Sulltan Nevruzin, këtë ditë të re, këtë ditë të bukur, këtë ditë të ekuinoksit pranveror, ku çdo gjë ngjallet, çelet, çdo gjë lulëzon. Ka lindur një ndër shenjtorët më të mëdhenj të njerëzimit dhe zëvendësi i Profetit Muhamed, Imam Aliu, i cili i tregoi botës se me dashuri, paqe dhe mirësi, arrihet gjithçka. Vepra, dituria, udhëheqja e tij kanë qenë gjeniale dhe është një mësim edhe sot, për ne, që të gjithë të bashkuar t’i drejtohemi Zotit, t’i falemi e të kemi një mirësi mbarënjerëzore.”
Aktivitetit që u moderua nga Sheldiana Jano, ja shtuan vlerat interpretimet e aktorëve Bujar Asqeriu e Dritan Boriçi; interpretimet e këngëtarëve Kastriot Tusha e Manjola Nallbani dhe; interpretimet e grupeve të valltarëve të asambleve të këngëve e valleve.
…Ndër vizitorët e shumtë zyrtar që priti Dede Edmond Brahimaj, në Selinë e Shenjtë, ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Velia e vlerësoj maklsimalisht rolin e bektashizmit dhe veçanërisht të Dede Edmond Brahimajt. Ai u shpreh ndër të tjera dhe për qenien e Festës së Ashures, festë zyrtare: “…Katolikët Romanë kanë qendër Romën, ortodoksët e lindjes kanë Stambollin, kurse bektashinjtë kanë selinë e tyre botërore në Tiranë, që ndikon shumë për të rritur imazhin e kryeqytetit shqiptar. I jam shumë mirënjohës Baba Mondit për mënyrën se si e bashkon kombin tonë, si i shërben kombit tonë, dhe jo vetëm shqiptarëve këtu në Shqipëri – ai sapo është kthyer nga Tetova, nesër do të jetë në Gjakovë – të jemi vërtet shumë mirënjohës. Puna jonë bëhet më e lehtë, kur njerëzit janë shpirtërisht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpunojnë e jo të përçahen. Sot i jam shumë mirënjohës edhe komunitetit bektashi. Historia e Shqipërisë, duke filluar nga epoka e rilindësve, e të gjithë atyre që luftuan për ta bërë këtë vend të begatë, lidhet jashtëzakonisht shumë me patriotët bektashi. Për mua ka qenë një privilegj të njoh një komunitet të jashtëzakonshëm që, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, punon vetëm për mire… Ne do të punojmë që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. Ashtu si të gjitha besimet e tjera i kanë dy festat zyrtare, ka ardhur koha që edhe komuniteti bektashi të ketë festën e vet zyrtare. Kemi pasur edhe angazhimin e qeverisë, që këtë vit ta materializojmë. Vetëm duke i respektuar të gjithë, respektojmë bashkëjetesën tonë. Nëse arrijmë që secilit besim t’i japim vendin që meriton, respektin që meriton, atëherë kemi respektuar veten dhe kemi respektuar kombin modern që duam të ndërtojmë…”-pohoi mes të tjerave Erion Veliaj.
…Imam Aliu (600 -661 m.K) lindi në qytetin e Mekës në vitin 600 m. K. Babai i tij ishte Abu Talib ibn ‘Abd al-Mutalib dhe nëna, Fatima bint Asad, nga fisi Hashimi. Ai u rrit në shtëpinë e Muhammedit. Është imami i parë dhe i ati i 12 imamve. Ka shumë mbiemra dhe tituj për të cilët më të përmendura janë: Myrteza, Hajdër, Essedull-llah, Galip, Ebu Turabë, Shahi Merdan, Shiri Jezdan dhe Shahi Vilajet. Kur Muhammedi deklaroi se ka pranuar shpallje, Aliu atëherë kishte rreth dhjetë vjeç, besoi në shpalljen dhe pranoi Islamin si fe. Ishte mashkulli i parë që pranoi Islamin. Aliu emigroi për në Medinë pak kohë pas Muhammedit, kur ishte 23 vjeç. Atje Muhammedi i tregoi Aliut se Zoti e ka urdhëruar të i jap vajzën Fatimen për grua. Në dhjetë vitet e ardhshme që Muhammedi udhëhoqi myslimanët në Medinë, Aliu ishte shumë aktiv në shërbimin e tijë, udhëhoqi në luftra kundër armiqëve dhe zbatoi porosi dhe urdhëra të tij. Kur Muhammedi ishte duke bërë lidhjen e vëllazërimit midis shokëve të tij, ai zgjodhi Aliun si vëlla të tij. Për dhjetë vitet kur Muhamedi udhëheqi komunitetin në Medinë, Aliu ishte shumë aktiv në shërbimin e tij si sekretar dhe deputet i tij, duke shërbyer në ushtrinë e tij, mbajtësi i flamurit në çdo betejë, partitë kryesore e luftëtarëve në bastisje dhe mbante mesazhe dhe urdhra. Si një nga zëvendësit e Muhamedit dhe më vonë vëllai i gruas së tij, Aliu ishte një person i autoritetit dhe duke qëndruar në bashkësinë myslimane. Pas vrasjes së kalifit të tretë Osmanin, myslimanët në Medinë zgjodhën Aliun për Kalif në vitin 656 deri 661. Qeverisja e tij si Kalif, zgjati rreth pesë vjet. Në këtë perudhë ai u përpoq të zbatonte drejtësinë dhe Sheriatin Islam, por u përball me kundërshtime të shumta, sidomos nga Muavija dhe nga Khavarixhët. Aliu korri sukses në formimin e një koalicioni të gjerë sidomos pas betejës së Devesë. Politika e tij e shpërndarjes së barabartë të taksave e fitoi përkrahjen e shokëve të Muhamedit, sidomos emisarëve të cilët ishin të varur nga udhëheqja Kurejsh pas Muhammedit, udhëheqësit tradicionalë fisnorë, dhe Kurra apo recitues Kur’anit të cilat kërkonin udhëheqje të devotshëm Islam. Prandaj me të drejt u quajt prijës i besimtarëve arabë, dijetarëve arabë që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për pikëllimin e shpëtimin njerëzor. Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Imam Aliu është një nga Imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “ Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylkari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”. Të flasësh për prijësin e besimtarëve, imam Aliun nuk është e thjeshtë, sepse personaliteti i tij nuk ka pozitë të lartë vetëm tek myslimanët, por tek e gjithë shoqëria njerëzore. Kemi të bëjmë me një personalitet, i cili ka cilësitë dhe vitytet më të larta, pas vulës së profetësisë, profetit Muhamed. Jeta e tij ka qenë e tëra Islam. Për këtë, kur flasim për imam Aliun, flasim për Islamin, fenë e fundit të Allahut. Prania e Imam Aliu nuk ka qenë e kufizuar vetëm me kohën e tij, por me mendimin dhe gjenialitetin e tij ka qenë përtej kohërave. Personaliteti i Imam Aliut e meriton të jetë shembull dhe model për personalitetin e çdo myslimani, pas profetit Muhamed, sepse ai u rrit dhe u edukua në medresenë e Profetit, e cila ishte medreseja e Allahut. Profeti Muhamed ka qenë mësuesi dhe edukuesi i Imam Aliut. Imami Aliu ishte bujar, i drejtë, i gjykueshëm, i urtë e shumë i mëshirshëm, fytyrë qeshur, trim, i ditur, orator, vjershëtar, shkurt në kohën e tij sipas besimit tonë as ka pasur as do të ketë në faqen e dheut një njeri që ti ketë përmbledhur të gjitha virtytet si personi i Tij. Ka shumë vepra të mira Mrekullira e Shenjtërira ndër të cilat vetëm pak janë të publikuara e të tjerat ruhen nga besnikët e tij të cilët i ruajnë dhe i respektojnë si sot e mbas kësaj.
Në moshën rreth gjashtëdhjetë vjeçare u vra nga Abdurahman Ibn Mulxhem El-Muradiu (që ishte nga Khauarixhët). Prandaj mbeti simbol i përhershëm. Sa bektashinjtë betohen: Ja Muhamed -Ali! Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut. Për këtë festë poeti ynë i madh bektashian Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”.
Fotot: Nuri Çumani