Ditën e sotme, më 23 mars, në Gjyshatën Bektashiane në Gjakovë, u zhvillua ceremonia tradicionale e Sulltan Nevruzit.
Ceremonia u drejtua nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e tij, Haxhi Dede, Edmond Brahimaj.
Sipas historisë së besimit bektashi, kjo ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe, simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me filozofinë, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, shembulli i Imam Aliut përbën garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Dita e Sulltan Nevruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.