KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ PRET NË SELINË E SHENJTË AMBASADORIN E UKRAINËS NË SHQIPËRI, VOLODYMYR SHKUROV

Ditën e martë, 28 mars 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim në  Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane,  Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri,Volodymyr Shkurov.

Objekt i kësaj vizite, ishin bisedat dhe diskutimet rreth situatës së Ukrainës dhe gatishmërinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për tu gjendur pranë, kombit mik të Ukrainës, në çdo rast nevoje.

Kryegjyshi deklaroi se dyert e Kryegjyshatës do të jenë përherë të hapura për miqtë tanë ukrainas duke e falënderuar diplomatin ukrainas për këtë vizitë dhe duke e njohur nga afër me zhvillimet dhe arritjet e Selisë së Shenjtë Bektashiane.

Në vazhdim, Ambasadori Volodymyr Shkuror, vizitoi muzeun bektashian, bibliotekën, galerinë e artit bektashian dhe mjediset e tjera të odeonit.