KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, MERR PJESË DHE PËRSHËNDET NË CEREMONINË E 78-VJETORIT TË SHKOLLËS USHTARAKE “SKËNDERBEJ”

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë dhe përshëndeti, në ceremoninë e 78-vjetorit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, zhvilluar më 28 mars 2023, në Muzeun Historik Kombëtar, nën okelion “Historia e një shkolle legjendë, nëpërmjet kolanës me 5 volume të autorëve Kujtim Boriçi e Maksi Fejzulla, me pjesëmarrjen qindra skënderbegas, pedagogë e komandues, funksionarë të lartë shtetërorë, deputetë etj, i cili ishte një manifestim i shkëlqyer i armatës së skënderbegasve…
Në këtë aktivitet, që organizohej nga Shoqata “Skënderbej”-Nderi i Kombit; Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë; Drejtoria e Muzeut Historik Kombëtar dhe, Shtëpia Botuese “Enja”, përveç Dede Edmond Brahimajt, e morën fjalën dhe: Rifat Marselën, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Skënderbej; Prof. As. Dr. Bernard Zotaj; Z. Alfred Moisiu, ish-President i Republikës së Shqipërisë; Veli Myftari, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës Nacioanl Çlirimtare; ish-skënderbegasi, sot deputet i Parlamentit të Shqipërisë, z. Xhemal Qefalia; Thoma Konduri, President Nderi i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë; skenaristi dhe poeti i talentuar, Bashkim Kozeli, ish-skënderbegas; Anjeza Musollari, Drejtoreshë e Botimeve në Ministrinë e Mbrojtjes; juristja, pedagogia e poetja Albana Jeminaj, vajzë ish-skënderbegasi e pedagogu; piktori i njohur, Fejzo Lalaj, ish-skënderbegas, përfaqësues i shoqatës ‘Skënderbej’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; shkrimtari e publicisti i njohur, Shpend Topollai; Dhanil Revelin, Kryetar i Shoqatës ‘Skënderbegasi’ etj…
PËRSHËNDETJA E DEDE EDMOND BRAHIMAJT
Në emër të Zotit Fuqimadh e mëshirëshumë! Të nderuar organizatorë të këtij aktiviteti!
Të nderuar miq dashamirës profesorë e ish- ushtarakë të shkollës ushtarake ” Skënderbej”.
Jam i nderuar të jem këtu mes jush, për të celebruar 78 – vjetorin e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Skënderbej”, si një ish nxënës e më pas student i graduar në këtë shkollë. Historia e kësaj shkolle legjendare , ashtu sikundër e përkshkruajnë autorët, është sa mbreslënëse aq edhe nostalgjike, për të gjithë ne, të pranishëm në këtë sallë dhe jo vetëm , që kemi përjetuar mësimet e disiplinën jo vetëm e të nxënit në shkollë, por që ka qenë një përgatitje që na ka shoqëruar për gjatë gjithë jetës sonë.
Figura të shquara burra dhe gra, që kanë lënë gjurmë e mbresa në këtë shkollë të cilët janë trajtuar pa ju rënë pluhuri i harresës nepermjet kolanës 5 volumëshe ” Skënderbegasit në vite” nga autorët Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla. Falenderime e mirënjohje që edhe pse kanë kaluar dekada tashmë janë pikërisht këta autorë të palodhur që e rikujtojnë këtë shkollë e këta ushtarakë që dhanë një pjesë të shpirtit të tyre në misionin patriotik që ndërmorën . Ashtu sikundër bektashizmi ka divizën e shenjtë tashmë ” Pa atdhe nuk ka fe” ashtu edhe këto figura ushtarakësh që lartësohen në këto botime merr kuptim misioni i tyre.
Të flasësh për sakrificat që janë dashur për të arritur në këtë 78 vjetor që ne festojmë sot, janë të panumërta, por ja ku jemi të bashkuar përsëri, për të kujtuar historinë edhe pse famëkeqe gjatë kohës së diktaturës, me sakrifica e mund për shumë nga ne, që u desh të ushtronin profesionin deri në skajet më të largëta të Shqipërisë, ka qënë vullneti, shpirti luftarak e misioni patriotik që na ka nxjerë përherë faqebardhë.
Kujtimet e shumta të nderuar pjesmarrës ju ftoj ti lexoni në këto 5 volume ” Skënderbegasit në vite…” sepse historia është ajo që jeton edhe kur ne të mos jemi, edhe kur kohët e vështira shpesh herë i lënë në harresë, sakrifica mundi e misioni fisnik i ushtarakut ngelet i pavdekshëm. Doja të ndaja një thënie kuptimplotë të Imam Aliut , prijësit të bektashinjëve :” Merrni mësime nga historia e të shkuarës sepse do tju duhet për të ardhmen tuaj, historia shpesh përsëritet……”
Me këtë rast, do të doja të falenderoja Drejtuesin e Muzeut Historik Komëtar , që gjithnjë ju ka hapur dyert e institucionit këtyre kauzave kaq të nevojshme që në thelb tregojnë figura të shquara që i kanë dhënë tepër Shqipërisë nga jeta dhe shpirti i tyre dhe vazhdojnë ende ta bëjnë. Nderime dhe vlerësime për të gjithë Ushtarakët , me këtë rast do të doja që ti përkufizoja në këtë mënyrë të gjithë punën e sakrificat e tyre….”Vlera e një njeriu varet nga guximi i tij, vërtetësia e tij varet nga respekti për veten e tij dhe dëlirësia e tij varet nga ndjenja e tij e nderit.” – Imam Aliu (as). Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin!”