Qendra për Hapje dhe Dialog çeli mbrëmjen e të shtunës, më 2 prill 2023, ekspozitën me titull “Maestro Gjelosh Gjokaj”.
Temat dhe historitë e sjella në retrospektivë zbërthehen nëpërmjet përplasjeve të hapësirave, ngjyrave dhe figurave karakteristike që lindin si rrjedhojë e subkoshiencës së artistit, e transformohen në kombinime spontane, por mbresëlënëse.
Kjo pasuri e jashtëzakonshme kulturore e shpalosur mjeshtërisht siç i ka hije edhe vetë emrit të artistit Gjelosh Gjokaj, mirëpriti Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryeministrin e Shqipërisë Sh. T. Z. Edi Rama, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të lartë të klerit si edhe artdashës nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat: 03 – 30 prill 2023.