NJOFTIM

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë bën me dije për besimtarët dhe dashamirësit se ditën e premte, më datë 14 prill 2023, ora 11:00, në Pallatin e Kulturës, salla “Mustaf Matohiti”  Tepelenë,  organizohet ceremonia e dhënies së titujve: “Qytetar Nderi” i Bashkisë Tepelenë dhe “Qytetar Nderi” i Qarkut të Gjirokastrës, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Pjesëmarrja juaj na nderon.