KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, PRET PËR FITER BAJRAMIN, PERSONALITETE TË LARTË SHTETËRORË, KRERË TË BESIMEVE FETARE, AMBASADORË E DIPLOMATË

Ditën e premte, 21 prill 2023, me rastin e Fiter Bajramit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, priti me rastin e Fiter Bajramit, personalitete të larta shtetërorë, drejtues vendor, ambasadorë, drejtues të besimeve të ndryshëm fetarë dhe e besimtarë të shumtë.
Për të uruar Kreun e Bektashinjve për Fiter Bajramin, kishin ardhur gjithashtu personalitete, zyrtarë e besimtarë dhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, nga Kosova e deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe shtete të tjera të Europës.
Vizitat nisën në orën 10:00 dhe u mbyllën në orën 15:00, të kësaj dite.
Miqtë uruan Kryegjyshin për këtë festë, ndërsa mikpritësi i falënderoi ata, duke i bekuar e uruar jetëgjatësi, shëndet, paqe, solidaritet, harmoni, unitet vëllazëror dhe besimin tek Zoti, për ditë më të mira në të ardhmen.
Ndër të parët personalitete që erdhën për të uruar Dede Edmond Brahimajn për Fiter Bajramin, ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkangjitur urimeve të rastit, Veliaj dhe Kryegjyshi, vlerësuan dhe bashkëpunimin e mirë midis Bashkisë së Tiranës dhe angazhimin e përbashkët për ballë sfidave që janë përpara: “…Sikur të sillemi çdo ditë si në Ramazan, besoj që shumë prej atyre veseve të vogla, përçarjeve e cic-miceve të vogla, debateve, mund të fashiten, nëse kemi parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjërat që na ndajnë. Ju uroj të gjithëve shumë sukses, ju falënderoj nga zemra ju Dede Edmond Brahimaj, për bashkëpunimin. Roli juaj si klerik por dhe si intelektual, gjithmonë ka qenë i dukshëm, në të mirë të besimtarëve, komuniteteve, shoqërisë dhe vendit. Ne kemi bashkëpunuar e do të bashkëpunojmë së bashku dhe në të ardhmen, për të përballuar sfidat e kohës…”-pohoi mes të tjerave Kryetari i Bashkisë, Eriaon Veliaj.
Ndërsa Dede Edmond Brahimaj, ndër të tjera, tha: “…Falënderoj dhe u bekoj ju, si Kryebashkiak i Tiranës për këtë vizitë dhe urimin për Festën e Fiter Bajramit. U falënderoj gjithashtu për mbështetjen që na jepi ne në përmbushjen e misionit fetar e shoqëror, duke e vlerësuar gjithë këtë angazhim, si rrugë efektive për forcimin e paqes, dashurisë njerëzore, solidaritetit e ndihmës për më të varfrit, rritjes së besimit të ndërsjelltë e mirëqenies, besimin tek i Madhi Zot. Paçi mirësi e dashuri në familjen tuaj dhe suksese në vijimësi. Zoti u bekoftë!”
Kryegjyshi Botëror priti dhe bisedoi dhe me ambasadorët e përfaqësues të trupit diplomatik, të akredituar në Tiranë: Të Rumanisë; të Holandës; Spanjës; Greqisë; Hungarisë; Austrisë; Ukrainës;
Gjithashtu, Selinë e Shenjtë Bektashiane e vizituar e përcollën urimet dhe krerë të besimeve fetare në Shqipëri: Kryepeshkop i Kishës Ortodokse, Hirësia e Tij, Anastas Janullatos; Nunci Apostolik Luigi Bonazzi; Kreu i Kishës Katolike Monsignor Arian Dodaj; Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Pastor Erges Bitri; Nënkryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica etj…
Ndër funksionarët e tjerë shtetëror e partiak që priti Kryegjyshi Botëror Bektashian, ishin: Deputetja, Kryetare e Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Shqipërisë, Klotilda Ferhati; Nënkryetari i Komitetit të Kulteve të Shqipërisë, Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë; Monika Kryemadhi, deputete;
Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Pastor Ergest Biti; Kreu i Kishës Katolike Monsignor Arian Dodaj etj…

Përgatiti: Sheldiana AGARAJ-JANO
Fotot: Nuri ÇUMANI