PËRUROHET NË RINAS, SHTATORJA E NËNË TETEZËS

Të martën, më 25 prill 2023, një përfaqësi e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, e përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm Nuri Çuni dhe dervish Hasan Carkanji, ishn të pranishëm në Aeroportin e Rinasit, në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nënë Terezës, shqiptares së vlerësuar me çminim Nobël. Shtatorja, vepër e skulptorit (mbështetur nga Union Bank), u vendos në sheshin e aeroportit, që mbanë emrin e bamirëses Nënë Tereza. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm funksionarë shtetëror, drejtues institucionesh, artistë dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Ndër të tjera, skulptori Ilirian Shima, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tregoi mbi punën e bërë për këtë vepër simbolike, detaje të veçanta deri n momentin e përurimit dhe
Ilirian Shima tregoi mbi punën e bërë, duke dhënë detaje në këtë vepër, kushtuar misionit sublim në gjithë botën, të Shqiptares së Madhe, Nënë Terezës.
Me mjaft interes u ndoq nga të pranishmit, në këtë rast, dhe një film dokumentar, kushtuar nobelistes shqiptare.