Sot, më 10 maj 2023, është dita e pelegrinazhit bektashian, në tyrben e baba Fetahut, në Kolonjë, Gjirokastër. Kjo tyrbe, është ndërtuar në nderim të klerikut të njohur bektashian, baba Fetahu.
Baba Fetahu lindi në vitin 1819, në Kolonjë të Gjirokastrës, por jeta dhe vepra e tij shkëlqeu në teqenë e Backës në Skrapar. Ai, mbetet një nga baballarët e shquar, më njerëzorë, më popullorë, atdhetar, mësues dhe frymëzues për çështjen kombëtare, ku ka dhënë një kontribut të shquar. Ai, nuk harroi për asnjë çast vendlindjen e tij, prandaj edhe kërkesës së fshatarëve të Kolonjës për të vajtur në fshatin e tij, iu përgjigj: “…Se mua më keni atje te Lisi Çikës, sa herë të doni”. Kolonjarët e mbajtën amanetin dhe ndërtuan një tyrbe te Lisi i Çikës, ku çdo dhjetë maj, bëhet një festë e madhe masive fetare, familjare dhe popullore. Populli sot i këndon:
“Baba Fetah të qofshim falë, /
Nga çdo anë kemi ardhë,/
Të festojmë dhjetë maj/
Amanetin tënd e mbam/
Te lisi ngritëm mekam /
Që të kesh karshi fshan.
Në këtë tyrbe, në vitin 2019 u festua 200-vjetori i lindjes, ndërsa në Kolonjë të Gjirokastrës dhe Backë të Skraparit, u bënë manifestime masive. Në Kolonjë, në qendër të fshatit, u vendos guri i parë për hedhjen e themeleve të teqesë
Baba Fetahu, mbetet një klerik i lartë në rrugën e ndritur të bektashizmit.