VENDOSET SHTATORJA E HAXHI BEKTASH VELIUT, NË TEQENË E TURANIT, KORÇË

Në një ceremoni të veçantë, ditën e martë më 16 maj 2023, nën kujdesin e Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. në teqenë e Turanit, Korçë u përurua shtatorja e Haxhi Bektash Veliut, themelues i bektashizmit botëror në shekullin e XIII në Turqi.

Përveç klerikëve, funksionarëve shtetëror e vendorë, besimtarëve të shumtë, mori gjallëri kishin ardhur besimtarë, dashamirës dhe personalitete nga Tirana, Vlora, Gjirokastra nga zona e Korçës, Devollit, Maliqi dhe qyteti i Korçës, i Pogradeci, Kolonja etj. Gjithashtu, ishin të pranishëm: klerikë bektashinj nga Maqedonia e Veriut; baba Skënder Dervishi i Gjyshatës Bektashiane Gjirokastrës; përfaqësuesit e tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; i tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka; përfaqësuesi i kishës ortodokse, të Korçës; dervish Abdyli i teqesë ‘Harabati Baba-Tetovë”, të Maqedonisë së Veriut; Kryetarja e Këshillit të Qarkut znj. Ana Mukasha; përfaqësuesi i Bashkisë Korçë, z. Ilir Balozi; dashamirësit nga Bullgaria, Atonos Ponogiotos dhe Kostadin Genchere; Prof. Dr. Hamit Kaba, i Akademisë të Studimeve Albanologjike në Tiranë. Sekretari i gjyshatës së Korçës, Nuri Muçollari, kishte marrë të gjitha masat organizative për aktivitetin, i cili nisi në orën 11:00.
Veprimtaria nisi me shoqërimin e Himnin Kombëtar, interpretuar nga orkestra frymore e qytetit të Korçës. Në përshëndetjen e rastit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uroj mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësit me një falënderim të veçantë dhe mirënjohje. Ndër të tjera, Dede Edmond Brahimaj, theksoi: “…Kjo ditë është e shenjtë, simbolika e përurimit të shtatores Haxhi Bektash Veliut, jo pa qëllim, pikërisht këtu në teqenë e Turanit, vendoset në këtë teqe të famshme me histori të madhe, si gjithë teqetë në Qarkun e Korçës, të Devollit, Kolonjës, Pogradecit. Historia flet për punën e madhe të dervishëve dhe baballarëve, që lanë gjurmë në shekuj si: teqeja e Kasëm Babait në Devoll, teqeja e Melçanit, Turanit, Vrepckës Qesarakës, Starjes, Ersekës Kolonjë në teqetë e Pogradecit. Historia flet shumë. Pas Kongresit të Parë të Prishtës Skrapar, janar 1921, Kongresit të Dytë në Gjirokastër, korrik 1924, ngjarje me rëndësi për bektashinjtë e Shqipërisë ka qenë Kuvendi i tretë, në teqenë e Turanit, në shtator të vitit 1929… Po këtu, në këtë teqe, pas masave që mori në vitin 1925, Parlamentit turk, ku u mbyllën të gjitha teqetë në Turqi, u vendos Qendra Botërore e Haxhi Bektash Veliut. Në kushte të tilla, atëherë Kryegjyshi Botëror i asaj kohe Sali Niazi Dede, vendosi ta sjellë në Shqipëri janar të vitit 1930, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në këto 93 vjet, Qendra Botërore Bektashiane, ka dhënë mesazhin e paqes, të dashurisë, harmonisë fetare, atdhetarizmin, punës e prosperitetit evropian dhe për një paqe globale.
Më pas, foli Prof. Dr. Hamit Kaba, I cili, ndër të tjera tha: “…Mirënjohje për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe për këtë ndërmarrje të rëndësishme, sot, këtu në teqenë e Turanit. …Treva korçare, ku jetoi dhe punoi Baba Hajdari, ishte mjaft mikpritëse për ndjekësit e bektashizmit dhe të Haxhi Bektash Veliut. Gjurmët e Sari Salltëkut ndeshen në Shën Naum, në Ohër, Ionisht, Devoll etj. Jo rastësisht, në këtë trevë u ngritën jo pak teqe me emër dhe rezonancë kombëtare. …Baba Hajdarit, shërbeu nga teqeja e Melçanit, në teqenë e Frashërit dhe, në atë të Turanit. Baba Hajdar Qencka, punoi shumë për përhapjen e besimit bektashi, për përhapjen e ideve kombëtare, të shkrimit shqip dhe mëvetësinë nga Turqia. Bektashizmi ka ndjekur trendin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare përmes kërkesave graduale për mëvetësi, largimit të butë nga strukturat fetare perandorake, këndimit të lutjeve në gjuhën shqipe, mbështetjes së shkrimit të saj me alfabetin latin dhe kthimin e teqeve në vatra të mësimit të gjuhës shqipe. Jo rastësisht në vitet 1878-1880, në teqetë e Frashrit, të Gjirokastrës, Janinës e Konicës, janë organizuar disa kuvende me frymë të qartë kombëtare. Këtë trajektore e mishëron në mënyrën më të mirë Baba Hajdar Turani. Nuk ishte e rastësishme që bektashinjtë qenë të parët që organizuan Kongresin e Prishtës dhe shpallën mëvetësinë e tarikatit. Bektashinjtë shqiptarë dhe Baba Hajdari, janë bërë pjesë e pandarë e historisë së besimeve në Shqipëri, por edhe e shtetit kombëtar shqiptar dhe e rrugëtimit të gjatë historik të tij…”. Më tej, ai dha mendime
mbi librin e sapodalë nga shtypi, i autorit Syrja Xhelaj “Monument dinjitetit bektashian” për baba Hajdar Qënckën.
Me durtokitje dhe gëzimit të haershëm u zbulua shtatorja e Haxhi Bektash Veliut nga Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj, znj, Ana Mukashi, Sheh Bujar Harasani, Qemaludin Reka.
Në vijimësi, u dëgjuan këngë tradicionale nga Orkestra frymore e qytetit dhe u vizitua ekspozitën fotografike në ambientet e teqesë. Më pas bisedat me pjesëmarrësve vazhduan në një koktejin e përgatitur me këtë rast.

Përgatiti:
Nuri ÇUNI

Fotot:
Ardian KOXHERRI