NAIM FRASHËRI EDUKATOR I KOMBIT

Bektashinjtë e kanë quajtur Naimin, Fuzuliu i Shqipërisë.
Vepra dhe jeta e Naim Frashërit nuk shteret në studimin e saj shumë demisional, sot dhe në të ardhmen. Këtë e tregoi edhe manifestimi madhështor në „Vitin e Naimit“, (25 maj 2020-25 maj 2021), organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila u korurëzua me një libër përcjellës mbi veprën dhe jetën e Naimit Frashërit mbi 50 autorë, studiues, akademik shkruan për Naimin. Ky vit u shoqërua me program madhështor si: “Takimi me poetët”, ribotim të disa librave, sesion shkencor dhe veprimtari të tjera gjithëpërfshirës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe diasporë, ekspozita fotografike: “Jeta dhe vepra e Naim Frashërit”. Si të thuash shërbeu jo vetëm përkujtimi, por dha një mesazh të madh mbarëpopullorë në vlerat e jashtëzakonshme, për mësimin, gjuhën, kombin, sa ato janë aktuale edhe sot. Prandaj edhe në kumtimin tim do të ndalem në disa aspekte të veprës së tij, “Naimi si edukator i kombit”.
Duke njohur jetën e tij qysh në fëmini ku u edukua në teqenë e famshme të Frashërit, në vendlindje, bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishten, në teqenë e Frashërit, u bë edhe myhib, antarë spiritual, bektashi. Ai mori edukatën, dhe kulturën bektashiane, sa bëri kryeveprën bektashiane „Fletore e bektashinjve“ për ne Naimi është kryebektashiu i madh.
Prandaj së pari do të veçoja të veçantën e së veçantes për ne bektashinjtë, është libri i vogël por shumë i madh, „Fletore e bektashinjve” i botuar në vitin 1896, ky është një libër për të gjithë. Myrshidi im, Dede Reshat Bardhi e quan: “Kjo “Fletore” naimiane-bektashiane, ka qënë është dhe do të mbetet në të gjitha kohërat, vlerë në botën e dijes, për ta merituar fjalën Njeri. Kjo “Fletore: mund të quhet me plot gojën Fletorja e Kombit, Fletorja e Njeriut, e ekzistencës së tij, Fletorja e Përparimit të mëtejshëm të bektashizmës. Shpirti i Naimit të madh është shkrirë i tëri në këtë statut njerëzor-bektashian. Ai është në çdo grimcë të tij, duke udhëtuar dhe apeluar në çdo kohë: …Epi shqiptarit, dritë, Zot i vërtetë, të shohë,/Të marrë vesh mirësitë, të vërtetën ta njohë…Të jetojmë, bijtë e mi, me frymëmarrjen naimiane, me normat e treguara në këtë “Fletore”, me mënçurinë dhe këshillën, duke u bërë të ndërgjegjshëm në detyrat dhe në misionin e madh njerëzor që kemi.” Studiuesi i njohur Moikom Zeqo shkruan: “Duke rilexuar këtë libër të thjeshtë, nuk mund të rri pa shprehur edhe njëherë admirimin tim për këtë kryevepër të vogël të të shkruarit me një stilt ë llojit biblik, kuranik ose epigramatik, stil, që e kanë vetëm krijuesit shumë të mëdhenj. Libri i Naimit është i vogël si vëllim, por pika e rëndesës është e ndenjë për t`u marrë në konsideratë të madhe, madje me seriozitetin dhe kurozitetin e një Isak Njutoni…”
Gjithësesi, brenda këtij libri të rrallë ai vendos kollonat e doktrinës bektashiane që e mbajnë fortë atë: Perëndia, Njeriu, Gjithësia, në vështrimin e gjërë jep idetë dhe lidhjet bashkëvepruese. E drejta e njeriut kalon përmes ”vetdijes”, “shpirtit”,“Mendja” dhe “Njohja”. Marrin një koncept të veçantë sipas Naimit konceptimi bektashian “dhe engjëlli dhe djalli janë gjithë tek i gjalli”, të Mirën dhe të Keqen ai e shpreh këtë me figura dhe simbole, bën që kjo kontaraditë morale të krijojë antagoniste të Zotit me Djallin. Kjo luftë kozmike e makrokozmosit është një luftë e pandalur edhe brenda njeriut. sicc shkruan studiesi i njohur Moikom Zeqo. Dualizmi i së Mirës me të Keqen. Ai shikon dashurinë dhe vëllazërinë, unitetin e miqësinë në mardhëniet e mira jo vetëm në besimet, por midis shqiptarëve mysliman dhe të krishterë. Ja si thotë në librin e tij: “Duan si shpirtin e tyre edhe myslimanët e tjerë dhe të krishterë, shkojnë mirë e bukur me të gjithë njerëzinë.” Naimi na jep kozmologjinë hyjnore dhe rrugën njerzore: Perëndinë, Njeriun, familjen dhe gruan etj. Doktrina bektashiane ka në themel, të katër portat për ta njohur thellë bektashizmin (Sheriat, Tarikat, Marifeti, Hakikat) etikën bektashiane si mirësinë, urtësinë, vetëdijen, atdheun, kombin etj. familjen profetike, e Ehli-Bejtit. Gjithësesi, “Fletorja e Bektashinjve mbetet edhe sot një thesar i çmuar për betashizmin”. Mund të themi se Kryegjyshata Botërore Bektashiane si institucion i vetëm botëror në Shqipëri, përfaqëson traditën universale të bektashizmit nga shek. XIII deri më sot. Themelues është Haxhi Bektash Veliu, i cili ngriti teqenë e parë më 1282 në Kara Ujuk (Anatoli), Nevshehir sot Haxhi Hektash (muze)-Turqi. Ajo u bë qendra e përgjithshme bektashiane botërore. Baballarët dhe dervishët bektashinj, shumë shpejt arritën shtrirje gjeografike në Azinë e Vogël, Turqi, Iran, Irak, Egjipt, Rumani, Hungari, Bullgari, Jugosllavi, Bosnjë-Hercegovinë, Greqi, Shqipëri etj.Bektashizmi ka historinë e saj botërore me ulje dhe ngritje dhe sot është një besim unik, universal për paqe globale. Këtë besim Naimi e njohu që kur bëri shkollën fillore, në teqenë e Frashërit të baba Alushit të famshëm, para se të shkonte në gjimnazin Zosimea në Janinë.
Së dyti:Naim Frashëri është njëri, ndër figurat madhore të Rilindjes Kombëtare frymëzues, me shpresë për të mbrojtur atdheun, sepse ky poet truallin shqiptar diti ta përshkruaj me ndjenja dhe figura letrare, dha mesazhin e patjetërsueshëm sublim dhe shpresëdhënës për kombin. Ai shkroi për të gjitha kategoritë e popullit. Ai me një fjalë ishte njeriu i veçantë dhe i pa përsëritshëm i kohës, që donte ta edukonte masën me nivel të lartë civilizues, për ta dashur atdheun ashtu siç ka qenë, siç është dhe siç duhet të jetë. Tërë veprimtaria e tij ka qenë orientim për ardhmërinë e popullit dhe vështirësitë e tij nëpër rrjedhat e historisë, në sfidat e mëdha kombëtare. Veprat që shkroi për fëmijët dhe të rriturit, ai, shpalosi idetë dhe mendimet pedagogjike e filozofike të tij për qytetarët e asaj kohe dhe gjeneratave që vijnë.
Poeti kombëtarë me njohuritë që mori, në shkollën Zosimea në Janinë dhe gjatë rrugëtimit jetësor, e studoi thellë historinë e lashtë, duke njohur edhe shumë gjuhë të huaja, të lindjes dhe perëndimit. Prandaj jo rastësisht në veprat e tij spikat dhe mburr personalitetet historike të vendit tonë, që kanë vlera të mëdha kombëtare e ndërkombëtare, siç janë: Skënderbeu, Aleksandri dhe Filipi i Maqedonisë, Skënderbeu, Mehmet Aliun, Markoi Boçarin, Elena Gjikën, etj. Për të treguar lashtësinë, karakteristikat dhe veçoritë e popullit të vet. Ai ka qenë poet shumë dimensional dhe me përgjegjësi personale të angazhuar në ngjarjet e kohës. Kjo shihet qartë te poezitë ‘’Gjuha shqipe‘’, ’’ Korçës’’,1887, “Bagëti e Bujqësi”, kurse te poema ‘’Historia e Skënderbeut’’ na tregon bëmat e mëdha të heroit tonë kombëtar. Gjithashtu, të veprat e tjera, “Lulet e Verës”, “Fletore e Bektashinjve”, “Qerbelaja”, ….. në sikron nxjerr atdhedashurinë. Tërë veprimtaria e poetit ka një taban të theksuar kombëtarë që nxitë dhe fokuson tërësisht në individualitetin e përsosur njerëzor, pasi ajo veti njerëzore, e ndërtuar në këtë mënyrë të vendosur, shpalos kulturën e intelektualit të ngritur me dije e mençuri, që spontanisht e lidh njeriun me tokën dhe të mirat e saj.
Naimi Frashëri e ka njohur mirë atdheun dhe traditën e të parëve të vet. Ai kapërcen mbi legjenda, doke e zakone. Ai r me përkushtim e angazhim permanent nëpër fakte historike, vetëm e vetëm për të treguar madhështinë e këtij populli ndër më të vjetrit në Evropë. Prandaj vizioni i tij ka qenë sintezë objektive e kapshmenë filozofinë e tij, në edukimin dhe emancipimin e popullit të vet. Si duket nga tërësia e veprave dhe angazhimi i tij, tanimë, na jep të kuptojmë se ai kishte në jetën e tij një mision prej atdhetari të devotshëm. Përkushtimi i tij ka qenë i qartë dhe është një shembull i shkëlqyeër individual, që hap rrugë vetëdijes kolektive kombëtare. Këtë bindje më së miri e dëshmon koloriti i veprimtarisë së tij të bujshme, siç janë: novela ‘’ Katër stinët’’, vjershat lirike “Ëndrrime”, poema Historia e Skenderbeut , “Qerbelaja”, ‘’Fletore e bekteshinjëve (vjersha filozofike dhe fetare), “Lulet e Verës”, “Mësime” dhe sidomos poema ‘’Bagëti e Buqësija’’ , e cila subjektivizon lirizmin e theksuar të shprehjes, duke portretizuar bukur e simbolikisht atdheun si tërësi kolektive, me të gjitha të mirat e tij që ka në trupin e vet.
Pra, ky poet i ndritur, pak sa edhe mistik e spiritual, gjurmon thellë në qenien e popullit të vet për të nxjerr nga thellësitë e tij lashtësinë dhe pasurinë kulturore, sidomos atë vlerën apo thesaret gjuhësore të lashtësisë ilire e pellazgjike, e cila vlerë ekzistuese ishte e sulmuar vazhdimisht nga fqinjët, por jo edhe aq e panjohur tërësisht, si vlerë, nga popujt tjerë gjatë shekujve. Naimi në mënyrën e stilit dhe qasjes së tij kreative, romantike e idealizuese, na mëson si duhet dhe si mbrohet atdheu historikisht dhe artistikisht. Jo rastësisht quhet dhe cilësohet nga pasardhësit si ‘’mendjeholli, mendje ndrituri, atdhetari, babai i kombit’’, ngase tërë koncepti i vetëdijes së tij ishte ndërtuar dhe fiksuar vëmendshëm në qëllim patriotik, për t’i shpaluar vlerat e mirëfillta dhe ekzistuese të popullit shqiptar.
Naim Frashëri qëndron sot e përgjithmonë plot madhështi në rradhët e atyre burrave mëndjendritur, të cilët e patën kuptuar se rilindja e kombit tonë, do të vinte nga pena e pushka. Në ato vite të errëta për kombin tonë, ne kishim shumë trima, pushka e të cilëve qëllonte në shenjë, ndërsa njerëz të penës, kishin vetëm një grusht. Pikërisht këtë kishte kuptuar Naimi ynë i madh, i cili po aq poet ishte dhe patriot, po aq shqiptar ishte dhe human, po aq lëvrues i gjuhës shqipe ishte edukator i gjeneratave të reja të kombit të vet.Por do kujtojmë se kjo dashuri e madhe e Naimit për viset dhe njerëzit e Shqipërisë nuk mund të ishte e rastit. Ajo dashuri është frymëzuar dhe mbajtur gjallë prej frymës bektashiane, prej atyre baballarve të ndritur, të cilët e patën kuptuar dhe u përpoqën me mish e me shpirt të mbronin pavarsinë tonë sipas devizës: ”Pa atdhe nuk ka fe”! Prandaj e themi dhe do ta themi se Naim Frashëri ishte dhe do të jet edukator i kombit.