DITË PELEGRINAZHI, NË TEQENË ‘BABA SAKO’, LUZ I MADH, KAVAJË

Sot, në ditën e themelimit të teqensë së “Baba Sakos” në Luz të Madh, zhvillohet pelegrinazhi tradicional vjetor..
Kjo teqe ndodhet në fshatin Luzi i Madh, Njësia Administrative Lekaj, Bashkia Rogozhinë.
Mendohet të jetë ngritur rreth viteve 1826 dhe i kushtohet Baba Sakos një luftëtar, i cili ka shpërndarë ujë dhe mori emrin ‘Sako’. Baba Sako është një misionar i hershëm me origjinë nga Horasani i Persisë. Mbiemri Sako e ka marrë nga fjala Saki-u nga persishtja edhe në turqisht si huazim: që do të thotë ujë përndarës, ai që servir me gota, verë-gostitës, që mbart e shet ujin.
…Mbiemri Baba Sako e ka marrë se ka shërbyer në dhënien e ujit dhe ndihmuar në popull, bamirës. Ai shërbeu në shumë vende të Ballkanit dhe më pas, u vendos në Luzin e Madh. Ai punoi me përkushtim në përhapjen e bektashizmit, duke predikuar dashurinë ndaj Zotit të Madh dhe dashurinë ndaj atdheut. E ngriti teqenë në këtë fshat dhe afroi shumë besimtarë dhe dashamirës duke u bë i njohur në gjithë zonën e Kavajës. Kur kaloi nga jeta banorët i ngritën tyrben në nderim të tij. Ka drejtuar këtë teqe dervish Abdullai (Xhani) që nga viti 1829 dhe deri sa kaloi nga jeta. Ai ka historinë e tij me Xhefai Baban e Teqesë së Madhe Elbasan, të cilin, në vitin 1826, e shoqëroi në Frashër. Dervishi punoi me përkushtim në fisin e tij, në fiset Hysaj, Aliaj, Dullaj dhe Kalaci. Për punën e mirë, sjelljet dhe kontributin në Luzin e Madh, atë e priti me nderime kundërshtari i tij, sheh Hamidi i Kavajës dhe filluan marrëdhëniet e mira edhe me tarikatin halveti. Kështu vazhdoi tradita bektashianë në Kavajë. Në vitin 1950, në këtë teqe drejtoi baba Mustafa Panariti. Objekti u mbyll në vitin, 1967 nga shteti i kohës. U rihap në vitin 1998 me një tyrbe të bukur, e cila loz një rol të rëndësishëm shpirtëror tek gjithë besimtarët e zonës së Kavajës. Në çdo 28 maj, këtu organizohet pelegrinazh i përvitshëm.