Ditën e enjte, u zhvillua pelegrinazhi tradicional në tyrben e Dervish Hysenit, në Xhanaj të Përmetit.
Mendohet që Mekami i Xhanajt të jetë ndërtuar në vitet 1920.
Mekami u ngrit në një vend të dukshëm, buzë rrugës që lidhte fshatrat e Dëshnicës: Leskovec, Mërtinj, Bënjë, Fratar etj, por dhe kalimtarë që vinin nga Skrapari, si Sevrani, Muzhaka, Rogu, të cilët bënin pazar në Këlcyrë.
Me kolektivizimin e bujqësisë, rruga u zgjerua dhe shërbeu për kalimin e makinave, traktorëve dhe mekanizma të tjera të rënda, duke i lidhur këto fshatra me Këlcyrën.
Me kolektivizimin e bujqësisë, rruga u zgjerua dhe shërbeu për kalimin e makinave, traktorëve dhe mekanizma të tjera të rënda, duke i lidhur këto fshatra me Këlcyrën.
Është fakt se në këtë rrugëkalim që kalonte pranë Mekamit, ka patur shumë lëvizje njerëzish, të cilët, si besimtarë bektashinj që ishin, por dhe si detyrim shpirtëror, ndalonin te Mekami dhe bënin ritet fetare.
Thuajse çdo ditë ka patur shumë besimtarë dhe ky frekuentim u shtua edhe më shumë kur u kufizua lëvizja e lirë nga fshati drejt qëndrave urbane. Mekami luajti një rol të madh në misionin e tij të fesë Bektashiane, që kjo trevë ka qenë shumë besimtare. Autoriteti fetar i këtij kulti arriti deri në atë shkallë sa njerëzit betoheshin: “Për Mekamin e Xhanajt!”
Misioni i tij u nderpre në vitin 1967 kur filloi lufta kundër fese në të gjithë vendin dhe mekami u shkatërrua.
Pas ndryshimeve politike të vitit 1990, përkatësisht në qershor 1995, mekami u rindërtua dhe nisi frekuentimi nga besimtarët bektashinj,
Për mirëmbajtjen e tij bëjnë kujdes, familja e Sefer dhe Rakibe Dalipaj nga Xhanaj.
Fillimisht në Mekamin (Tyrben) e Xhanajt, sherbeu Dervish Hyseni. Ai shërbente në Bënjë, por bënte kujdes edhe për fshatrat përreth dhe veçanërish,t për Mekamin e Xhanajt.
Dervish Hyseni nga Grepcka e Skraparit, fitoi popullaritet për besnikërinë ndaj fesë dhe njerëzve të krahinës.
Dervish Hyseni lindi në fshatin Grepcke (Skrapar), por familjarët e tij, kishin ardhur në Bënjë. Ai u nda nga jeta më 1924.
Tyrbja u ngrit edhe me ndihmën e bashkëfshatarëve të Bënjës. Punimi i saj ishte i përkryer, me gurë të gdhendur në të gjitha faqet e mureve dhe me një rregullim të brendshëm shumë të mirë, me të gjitha pajisjet që u duheshin njerezve të besuar të fese bektashiane.
Kjo tyrbe vazhdoi deri në vitin 1967, kohë kur u prishën të gjitha objektet fetare në gjithë vendin, pwr tu ringritur, pas vitit 1990.