KURBAN BAJRAMI. DEDE EDMOND BRAHIMAJ, PRET PERSONALITETE TË LARTË FETARË, SHTETËRORË, DIPLOMATË E BESIMTARË

Ditën e sotme, 28 qershor 2023, pas ritit tradicional të faljes së Kurban Bajramit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, personalitete fetarë e shtetërorë, diplomatë dhe besimtarë të shumtë, që erdhën për të uruar, për këtë festë të bekuar
Përveç vizitorëve nga Tirana e rrethe të tjera të Shqipërisë, Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj, priti dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe nga komunitete shqiptarësh që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Mes të tjerëve, Dede Edmond Brahimaj, erdhën dhe e uruan për Kurban Bajramin dhe:
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla; Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj; zëvendësministre e Brendshme, Romina Kuko; Prefekti Tiranës; Kryetari i Komitetit të Kulteve Shtetëror të Kulteve; Ambasadorja e Polonisë; Ambasadorja e Izraelit; Ambasadori i Ukrainës; Ambasadori i Spanjës; Ambasadori i Greqisë; Ambasadori i Holandës; i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane; Nunci Apostolik; Kryepeskopi Anastas Janullatos; Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj; Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; Kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Skënder Gjinushi; Kreu i VUSH, Ergest Biti; krerë të Tarikateve Kadri dhe Rufai etj… E uruan Kryegjyshin Botëror në mjediset e Selisë së Shenjtë dhe Profesoët Bernard Zotaj, Zaho Golemi dhe mikja e veçantë, studiuesja bullgaro-amerikane, Maria Nikolaeva Todorova. akademikja
Shumë prej mysafirëve, në këtë ditë, bënë vizita dhe në mjediset e Odeonit, duke ndjekur ekspozita, fondin e bibliotekës, galerinë e artit bektashian etj…
Miqtë e shumë, përveç urimit për festën, morën dhe bekimin e Kryegjyshit Botëror për më shumë dashuri, harmoni e respekt njerëzor, të domosdoshme këto për kohët e vështira që po kalojmë.

Përgatiti: Xhorxhin ÇULLHAJ
Fotot: Nuri ÇUMANI