Në zbatim të planit të masave për të siguruar një akses sa më të mirë të pelegrinëve të cilët do të ngjiten në vendin e shenjtë në Malin e Tomorrit, ka disa ditë që po punohet me intensitet për të bërë të mundur lehtësimin e lëvizjes së pelegrinëve dhe mjeteve motorike, të cilët këtë vit, ashtu si çdo vit tjetër, do të jenë të shumtë.
Punimet konsistojnë në sistemimin dhe pastrimin e shtresës rrugore, hapjen e kanaleve anësore, mbushje me çakull, si dhe zgjerim të rrugës atje ku është e mundur.