DITA E ASHURES, NË SARI-SALLTIK, TË KRUJËS

Ditën e hënë, në vendin e shenjtë të Sari-Salltikut, në gjyshatën e Krujës, u bë riti tradicional i Ashures, në kujtim të martirëve të Qarbelasë. Kjo ceremoni, u organizua në bazë të programit të Selisë së Shenjtë, në bashkëpunim me gjyshatën e Krujës.

Në Sari Salltik, në këtë ditë, mori pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, deputetja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Merita Bakiu, klerikë bektashian, drejtues vendorë e shtetërorë, besimtarë të shumtë të kësaj treve, të ardhur dhe nga trevat e tjera të vendit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga komunitete emigrantësh besimtarë nga shtete të ndryshme të Europës e më gjerë.
Ritet e ceremonisë i drejtoi Dede Edmond Brahimaj.
Besimtarët e shumtë, shijuan ashuren e servirë në këtë ditë dhe vizituan Sari-Salltikun e shenjtë.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ