Ditën e enjte, më 24 gusht 2023, me rastin e Ditës së Pavarësisë, Ambasada e Ukrainës në Tiranë, mbajti një pritje solemne me një sërë eventesh, duke përfshirë:
– Shfaqja e dokumentarit “Në anën tjetër të botës;
– Ekspozita fotografike e gazetarëve të famshëm ukrainas “Krime lufte të Rusisë”;
– Ekspozitë bamirësie-ankand pikturash të fëmijëve ukrainas “Nezlamna Ukrainë”.
Në këtë pritje, në mesin e shumë personalitete të lartë dhe të ftuarve të tjerë, mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në përshëndetjen e rastit, ndër të tjera Kryegjyshi Botëror tha: ” Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe luftën heroike të popullit ukrainas për liri dhe paqe jo vetëm në Ukrainë por edhe në botën demokratike, Dita e Pavarësisë ka një rëndësi të veçantë.
Sot, më shumë se kurrë, ukrainasit kudo në botë duhet të konsolidohen dhe bashkohen, për të dëshmuar unitetin dhe shpirtin e tyre të pathyeshëm! “