MESAZH NGUSHËLLIMI ME RASTIN E TËRMETIT SHKATËRRIMTAR NË MAROK

Kryegjyshata Botërore Bektashiane shpreh ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e tërmetit troditës dhe shkatërrimtar në Marok.
Me këtë rast Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj me anë të një mesazhi shpreh me zemër ngushëllimet më të sinqerta dhe se ndodhet bashkë me popullin e Marokut kundër tërmetit të tmerrshëm që mori qindra jetë mbrëmjen e djeshme.
Në mesazhin e Tij, ndër të tjera, Dede Edmond Brahimaj, pohon: “Mendimet e mia në këtë moment të vështirë dhe tragjik janë me të gjithë viktimat, me të dashurit e tyre dhe bashkë me të gjithë popullin e Marokut.
Në këtë ditë tragjike dhe të dhimbshme, ne bektashinjtë e kudo ndodhur në botë qëndrojmë pranë me popullin e Marokut, duke u lutur për jetët e humbura, ato që janë duke u përballur me vështirësitë e mëdha që u shkaktoi tërmeti fatal.
Allahu i’u qoftë ndihmë çdo familje të lënduar dhe i’u dhëntë forcë për të përballuar këtë fatkeqësi!”