Ditën e sotme, më 19 shtator 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Libisë në Shqipëri ku pasi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta Ambasadorit z. Alhemali Khalifa Salim Khalifa dhe gjithë popullit të Libisë për fatkeqësinë e jetëve të humbura dhe dëmeve katastrofike të shkaktuara nga përmbytjet, la edhe një shënim.
Shënimi i lënë nga Kryegjyshi Botëror:
Me emrin e Zotit Fuqimadh e Mëshirëshumë!
I nderuar Ambasador,
Me keqardhje mësova për këtë fatkeqësi natyrore ku humbën jetën 11300 vetë në Derna.
Zoti i ndaloftë dorën dhe ata qofshin të Xhenetit!
Zoti qoftë pranë familjeve të viktimave për ti ngushëlluar dhe per tu dhënë kurajo dhe durim per humbjet e të afërmëve të tyre, fëmijëve dhe nipërve , motrave dhe vëllezërve të tyre.
Ne do lutemi për shpirtërat e tyre që Zoti i pastë në parajsat e Tij. Zoti ju pastë në dorë dhe ju dhëntë Shëndet e mirësi në këto ditë të vështira! Zoti ju bekoftë! Qofshi me jetë të gjatë!
Me respekt dhe dashuri vëllai juaj,
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Shenjtëria e Tij, Dede Baba Edmond Brahimaj!
Dt 19.09.2023, ora 12:30, TIRANË ”