TEQEJA E GJORMIT (HATEMIA), SHËNON 230-VJETORIN E THEMELIMIT

Më 20 shtator, teqeja e Gjormit (Hatemija), në Kurbin, që është aktualisht dhe dita e pelegrinazhit tradicional vjetor, mbush 230-vjet nga themelimi i saj. Ky objekt bektashian, ka një histori të pasur, në këtë periudhë të aktivitetit të saj. Klerikë e besimtarë të shumtë, duke kujtuar këtë përvjetor, kryejnë në këtë ditë dhe ritet e pelegrinazhit.
Lidhur me këtë përvjetor, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pohon: “…Teqeja e Gjormit (Hatemija), në Kurbin, e cila sot ka 230-vjetorin e themelimit të saj, është një objekt i njohur bektashian, që ka lënë gjurmë historinë e bektashizmit në këtë trevë dhe më gjerë. Këtu, gjatë kësaj periudhe, kanë shërbyer klerikë të njohur si besimtarë e atdhetarë, shembulli dhe përkushtimi i të cilëve, është vlerësuar dhe do të vlerësohet ndër breza. Përpjekjet tona në vijimësi për ruajtjen, mirëmbajtjen, pasurimin e tyre dhe shtimin e besimatrëve, është njëkohësisht dhe vlerësim për këta klerikë…!”
Teqeja ndodhet në Gjorm, Njësia Administrative Laç, Bashkia e Kurbinit. Ajo është themelua rreth vitit 1793, nga Hatemi Hajdar Babai (Kërçini), që ishte shoku i ngushtë i baba Shemimit nga Kruja. Me këtë të fundit, kishte qenë në teqenë e Qoprilisë, në Jugosllavi, e më pas, që të dy, erdhën në Krujë. Në vitin 1793, Baba Shemimi themeloi teqenë e shquar të Fushë-Krujës, ndërsa Hatemi Hajdar Babai, atë të Gjormit. Mësimet i morën së bashku me Shememi në Haxhi Bektash të Turqisë, ku mësuan për teologji, u me njohuri të shumta për bektashizmin dhe veshën harkan e klerikut bektashi. Ata të dy patën një vdekje tragjike. Baba Shemimi u vra dhe Hatemi Hajdar Babai, u helmua nga kundërshtarët e bektashizmit. Rrugën e tij e vazhdoi vëllai i vogël, baba Sulejmani (i martuar për të mos u shuar familja). Njëri nga fëmijët e tij Dervish Sulejmani, u vesh dervish dhe vazhdoi rrugën e Hatemit dhe baba Sulejmanit.
Në këtë teqe, kanë shërbyer klerikët, Hatemi Hajdar Babai (1893); baba Sulejmani dhe dervish Sulejmani. Pas çlirimit, në këtë teqe, ka shërbyer dervish Muharrem Aliaj.
Për nder të tyre populli i Gjormit ka ngritur dy tyrbe: Tyrbe Hatemi Babait dhe tyrbe e dervish Sulejmanit duke i quajtur, ‘Tyrbja e Madhe dhe ‘Tyrbja e vogël’.
Veç të tjerash, Hatemi Hajdar Babai la edhe disa poezi interesante në turqisht.
Ja një strofë, nga poezitë e tij”
“…Jam Abdall, një i përulur, Shahu im është Aliu,/
Për të tjerë s`kam nevojë, kur është krahu im Aliu,/
Gjithë vajtimet që bëj unë, ahu im është Aliu,/
Vendi Kibbles Muhamedi, i përuljes është Aliu. ”
Teqeja dhe tyrbet u prishën në vitin 1967 dhe, u rindërtuan pas vitit 1990.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ