PËRKUJTOHET 9-VJETORI I NDARJES NGA JETA, I BABA SHABAN DERVISHIT

Më 22 shtator 2023, është 9-vjetori i ndarjes nga jeta, i klerikut bektashian, Shaban Dervishi. “…Baba Shaban Dervishi, të cilit më 23 shtator i përkujtojmë ndarjen e tij nga jeta, ka qenë një klerik i përkushtuar në Udhën e Haxhi Bektash Veliut. Megjithëse në vitet e monizmit ai përballoi një persekucion të vështirë, kurrë nuk iu nda misionit të tij bektashian. Baba Shaban Dervishi, është ndër të parët që dhe kontribut të çmuar për ringritjen e institucioneve bektashiane, pas ndryshimeve politike të vitit 1990, në Shqipëri. Ai shërbeu me përkushtim e fisnikëri në shumë institucione bektashiane të vendit, derisa më 23 shtator 2014, ndërroi jetë…”-pohon midis të tjerave, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Shaban Ram Dervishi lindi në vitin 1933, në Gjon të Martaneshit, në një familje të njohur të kësaj zone, me tradita të njohura bektashiane. Prindërit e tij shkonin shpesh në teqenë e Martaneshit si dhe për pelegrinazh në Ballenjë. Në rininë e tij, ai u bë myhib në teqenë e Zerqanit, nga baba Selim Kaliçani. Internimi i familjes së tij në Berat, bëri që të provoj shtypjen e kërcënimin dhe, të përballet me pengesa të mëdha në udhën e nisur. Pas kthimi nga internimi, ai vazhdoi rrugën tek besimi. Në këtë periudhë, mësoi shumë, në teqenë e Elbasanit, nga baba Ali Porodina. Në vitin 1956, kur ishte 22 vjeç, vishet dervish dhe dërgohet të shërbej në teqenë e Bllacës, ku shërbente dhe baba baba Xhemal Selca.
…Një ditë vjeshte të vitit 1958, baba Xhemalin e thërresin në Komitetin e Partisë të Peshkopisë dhe i japin ultimatum, që dervish Shabanin ta largonte nga teqeja e Bllacës se paraqiste rrezikshmëri politike. Kështu, dervish Shabanin e dërgojnë punëtor krahu, në Ndërmarrjen Rruga-Ura, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan në vitin1973, e çojnë të punoj në kooperativën bujqësore të Martaneshit.
Pas ndryshimeve të vitit 1990, ai rivihet klerik veshur klerik dhe është ndër të parët, në ringritjen e objekteve të kultit bektashian përkrahë Dede Reshat Bardhit, baba Selim Kaliçanit, baba Barjamit, baba Nekiut, baba Sherifit etj. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Dede Reshat Bardhi, e dërgon të shërbej në teqenë e Sari Salltikut, në Krujë.
…Në shkurt të vitit 1994, baba Shabani, bëri haxhin në Mekë.
Në vazhdim, ai shërbeu në teqenë e njohur në Malin e Tomorrit. Ringriti teqenë e Kulmakut, tyrben e Abaz Aliut dhe të dervish Iliasit. … Në shtatorin e vitit 2013, ai u ngarkua të shërbej në teqenë e Dervish Shabanit, në qytetin e Krujës.
Ndërroi jetë në 22 shtatorit 2014. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Baba Edmond Brahimaj drejtoi ceremonialin e përmortshëm, me të gjitha rregullat.