DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË: ‘ 20-VJETORI i PROGRAMIT TË STUDIMIT DHE SHKËMBIMIT TË TË RINJVE KENNEDY-LUGAR (YES)’

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në pritjen e organizuar nga Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar, për të festuar 20 vjetorin e Programit të studimit dhe shkëmbimit të të rinjve Kennedy-Lugar, si dhe për ta falenderuar për bashkëpunimin në aktivitetin me afganët për ditën e oganizuar, me rastin e Sulltan Novruzit në Shëngjin.
Në këtë pritje merrnin pjesë edhe znj. Linda Mëniku, përfaqësuese e Shqiperisë; z. David Paçon, CEO, Washington DC ; znj. Erta Prifti, koordinatore ‘Alumni’ etj.
Programi Kennedy-Lugar (YES) u themeluar nga Kongresi Amerikanë në tetor të vitit 2002, në përgjigje të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Që atëherë, program YES ka ndikuar në mbi më shumë se 13 000 nxnënës nga 45 vende. Programi reciprok për nxënësit amerikanë Kennedy-Lugar YES Abroad filloi në vitin 2009.
Programi YES administrohet në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit nga një konsorcium organizatash joftimpruruëse, që drejtohet nga Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar dhe përfshin një numër organizatash vendcaktuese dhe rekrutuese.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ