12 TETORI, DITË PELEGRINAZHI NË TEQENË E BËNÇËS, TEPELENË

12 tetori, si çdo vit, mbledh në teqenë e njohur të Bënçës në Tepelenë, besimtarë të shumtë, klerikë bektashian e miq, në ditën e pelegrinazhit tradicional bektashian. “…Çdo vit, në këtë ditë të shënuar, në ritualin e pelegrinazhit, ne kujtojmë me respekt të gjithë klerikët bektashinj që shërbyen prej disa shekujsh në teqenë e njohur të Bençës, që mbajtën gjallë e besimin tonë të paqtë në këtë trevë e më gjërë, duke e kthyer këtë objekt kulti jo vetëm në shkollë të ushtrimit, mësimit e përhapjes së bektashizmit, por dhe në shkollë diturie e atdhetarie…”- pohon midis të tjerave, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Teqeja e Bënçës ndodhet ne një kodër që quhet Qafa e Taçit, në Njësinë Administrative Qendër Tepelenë, Bashkia Tepelenë. Teqeja është e hershme ndoshta që në periudhën e Ali pashë Tepelenës. Nga studiuesi i njohur Babinger, në hartën e vitit 1962 shkruhet për ‘të, se ‘është një teqe…’. Nuk dihet themeluesi i saj, dhe koha e saktë, por mund të jetë të jetë e shek.. XVIII. Kjo teqe, me një histori të lashtë, ka gjetur pasqyrim dhe në arkivat e huaja, ku përmendim F.Ë. dhe M. Hasluk, baba Rexhepi etj. Teqeja varej nga Gjyshata e Gjirokastrës dhe ka një aktivitet të njohur në Rilindjen Kombëtare dhe në të gjitha periudhat në vazhdim të historisë shqiptare, përfshi dhe Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, 1939-1944. Klerikët që kanë drejtuar këtë teqe në vite janë, baba Bajrami (1939- 1944) dhe dervish Muhamet Rapaj 1939- 1963.
Me qenë se teqeja e Bënçës u prish nga tërmeti i vitit 1963 baba Bajrami shkoi në teqenë e Turanit. Nga kjo periudhë nuk u ringrit më. Vetëm pas vitit 1990 është ngritur një tyrbe e baba Indrizit në fshat. Tyrbja u përurua në vitin 2018, ku mori pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Përveçse një objekt i rëndësishëm kulti, kjo teqe është dhe një vend i bukur turistik. Ajo ndodhet majë shkëmbit, në një peizazh shumë të bukur, fare pranë dhe ujësjellësit të Bënçës. Kjo teqe është një atraksion turistik për shkak të pamjes spektakolare që sheh nga Lumi i Vjosës.
Bëhet pelegrinazh i përvitshëm në çdo 12 tetor.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ