Ditën e martë, më 31 tetor 2023, me ftesë të Institutit të Paqes të Shteteve të Bashkuara (USIP) dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në forumin e oraganiazuar me rastin e 25-vjetorit të Aktit të rëndësishëm Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA).
Ky përvjetor paraqiti një mundësi për të reflektuar mbi konsensusin e fortë dypartiak rreth përqendrimit të lirisë fetare, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në mbarë botën dhe për të dëgjuar nga udhëheqësit, vizionin dhe promovimin e lirisë fetare ndërkombëtare.
Gjatë forumit u paraqitën kontribute nga liderët e qeverisë, që ishin qendrorë si në procesin e krijimit të legjislacionit IRFA, ashtu edhe në zbatimin e tij në të gjithë administratat.
Ndër pjesmarrësit që përshëndetën këtë aktivitet ishin edhe: ish-përfaqësuesi i IFRA, Frank Wolf ; ish-senatori, Don Nickles; ish-kryetarja e Komisionit të SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF), Katrina Lantos Swett; Ambasadori i Përgjithshëm për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Rashad Hussain si dhe të gjithë ish-ambasadorët e gjerë për Lirinë Fetare Ndërkombëtare si: Robert Seiple, John Hanford, Suzan Johnson Cook, David Saperstein dhe Sam Brownback.
Pas përshëndetjeve të rastit dhe diskutimit me drejtuesit e qeverisë IRFA, akvtiviteti vijoi me një pritje të shkurtër dhe bashkëbisedim me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për të vijuar me një diskutim me zërat jetësorë të shoqërisë civile nga e gjithë bota, rreth përvojave të tyre, të partneritetit me SHBA, mbi lirinë fetare ndërkombëtare.
Ky forum përkujtomor u moderua nga ish-këshilltari special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Pakicat Fetare në Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore dhe Qendrore, Knox Thames.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ