Në orën 11.00 të ditës së mërkurë, 15.11.2023, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u zhvillua ceremonia e çeljes së aktivitetit tradicional vjetor, “Panairi i Librit-2023”. Në këtë event, ishin dhe përshëndetën drejtues të aktivitetit, përfaqësues të Qeverisë Shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës. Në këtë aktivitet të sivjetshëm, marrin pjesë shtypi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe hapësirat mbarëshqiptare.
Që në hapje të panairit, në stendat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pati vizitorë e blerës të shumtë, të interesuar për botimet me interes që ekspozonte ajo për këtë edicion të panairit.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ