AMBASADA SHQIPTARE NË PRISHTINË FESTON PËRVJETORIN E PAVARËSISË KOMBËTARE

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj në Prishtinë, uron për Festën e Flamurit Kombëtar.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Petrit Malaj, të martën e 21 nëntorit 2023, organizoi festën për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Himni i Flamurit kombëtar si dhe himni shtëror i Kosovës u nderuan nga personalitetet e ftuara, Presidentja, Vjosa Osmani; Kryeministri, Albin Kurti; Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; Dervish Rrauf Radoniqi, ambasadorë të shteteve mike në Prishtinë, politikanë, biznesmenë, kontributdhënës e klerikë fetarë.
Ambasadori Malaj tha se Dita e Flamurit Kombëtar është ditë me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët. Ftoi që shqiptarët e sotëm të inspirohen nga personalitetet e historisë kombëtare, si Ismail Qemali.
Prijësit e Republikës së Kosovës shquan rëndësinë e datës 28 nëntor për shqiptarët dhe për Kosovën, nëntorin e Skënderbeut, të Pavarësisë, të Adem Jasharit e të UÇK-së.