Artisti i mbarë popullit shqiptar, bashkëpuntori e interpretuesi i inskenimit të shumë veprave bektashiane Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Kontributi i jashtëzakonshëm i përditshëm i “Nderit të Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar e në arkivat , si thesar i Bektashizmit. Është pak të thuhet se Kabashi ishte një artist i njohur e interpretues i pashembullt. Ai la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Kontributi i tij është i larmishëm, si në filmografinë shqiptare e ashtu në teatër, të cilit i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij. Kryegjyshata Botërore Bektashiane i shpreh ngushëllime të sinqerta e të ndjera familjarëve të këtij artisti të madh ‘Nderi i Kombit’ që është shquar në historinë e kombit shqiptar e që gjurmët që la pas asnjëherë nuk do të shuhen por do të ngrenë lart emrin e historisë së interpretimit e artit në Shqipëri! Shpirti i Tij u prehtë në paqe! Amin!