URIME DITA E RINISË

Zemra e një të riu është si një tokë e papunuar, ajo do të pranojë gjithçka që mbillet në të.
Ndaj njihni vetveten e mposhtni egoizmin
-Hazret Ali (as)

Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare kur më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane uron në këtë ditë të shënuar për të gjithë rininë që të sjellin progres, demokraci, liri në besim e fe, të mposhtin egoizmin, arrogancën, mendjemadhësinë, e të jetojnë të pavarur brënda kornizave që dikton ligji, morali e dinjiteti i njeriut.
Merrni iniciativën në rininë tuaj para pleqërisë dhe në shëndetin tuaj para sëmundjes suaj. – Imam Aliu (as).
Zoti ju bekoftë! Amin!