Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte ditën e martë, 12 dhjetor 2023, i pranishëm në një tryezë pune ekskluzive në Washington, D.C-SHBA, ku u prezantuan dy raporte të reja të autorizuara nga anëtarët e Koalicionit për Besim dhe Media.
Në këtë event të rëndësishëm ishin të pranishëm personalitete të lartë fetarë nga shumë vende të botës.
Çështjet kryesore që u trajtuan në këto raporte kishin të bënin me: përfaqësimin e besimit përmes medias si dhe manaxhimin e dezinformimit, keqinterpretimin e besimit në media.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ