VIZITA E INSTRUMENTISTIT LAURENT I LABËRISË NAZËR KONGJINAJ NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Ditën e enjte, 28 dhjetor 2023, Instrumentisti Laurent i Labërisë Nazër Kongjinaj i Bratit, zhvilloi në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, një vizitë të veçantë, ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Kryegjyshi e njohu z. Kongjinaj, me historinë tetëqindvjeçare të besimit të paqtë bektashian, rolin e klerikëve të këtij besimi, arritjet dhe synimet në të ardhmen,misionin për forcimin e besimit në Zot, për më shumë paqe, dashuri e mirësi.
Gjithashtu z. Kongjinaj zhvilloj edhe një vizitë të shkurtër në mjediset e qendrës multifuksionale Fetare-Kulturore Odeon, ku u njoh nga afër me muzeun bektashian, bibliotekën, arshivën e bektashizmit, fonotekën, galerinë etj.

Kujtojmë se, emri i Nazër Kongjinajt gjëndet i shkruar si një nga folkloristët pjesëmarrës të festivalit të parë botëror të folklorit zhvilluar në Brunssum të Hollandës në vitin 1996.
Nazër Kongjinaj vazhdon të mbetet një emër i madh në radhën e instrumentistave popullorë të Labërisë veç të tjerash edhe për faktin që cylën e tij xambare nuk e ndau kurrë nga buza. Një jetë të tërë, kudo ku shërbeu e punoi, në auditoret e nxënies në edukim të brezave, por edhe si punëtor i pa lodhur i kulturës.
Ajo që e bën të veçantë mjeshtërinë e këtij instrumentisti popullor është edhe përdorimi i një lloi të veçantë fyelli, atë me pesë bira në pjesën e përparme, më i shkurtër se fyelli i zakonshëm shpesh herë të quajtur Xambare.
Me këtë instrument prej tunxhi të zverdhëlluar, Nazëri do të merrte pjesë në takimin kombëtar të instrumentistëve popullorë në qytetin e Shkodrës nga ku do të vlerësohej me çmimin e parë të festivalit.
Po, meloditë plot melos të maleve të jugut, Nazër Kongjinaj pati rastin t’i “derdhë” edhe viseve veriore kur për tri vite do të kontribuonte në Bulshar të Oroshit në ushtrim të profesionit të tij si mësues i histori-gjeografisë.

Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ

Fotot:
N. ÇUMANI