Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë, Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli, një person i shquar, që ka kontribuar me mbi njëzet vjet përvojë në avancimin e teknologjisë, shkencës dhe arsimit.
Prof. Andreoli është profesor në Universitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Anania Shirakatsi”, anëtar i Shoqatës Amerikane të Diplomacisë dhe Shkencave Politike, akademik i shkencave sociale IASS, Florida SHBA, studiues dhe profesor nderi në Universiteti Katolik i Spanjës së Re, Miami, SHBA.
Ai mbetet vizionar i pasionuar në fushën e mjekësisë, lidhur me terapinë rigjeneruese ndërdisiplinore dhe kërkimet e reja shkencore po revolucionalizojnë mënyrat për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.
Pasi shkëmbyen bisedat vëllazërore dhe mirënjohjet reciproke, gjatë takimit fokusi u përqëndrua në sfidat me të cilat përballemi sot, për një qasjeje të unifikuar ndaj natyrës dhe ekologjisë. Gjatë takimit Prof. Andreoli prezantoi IASC, Projektin H.I.T. Malaria, i cili përdor teknologjinë kuantike cutting-edge për të trajtuar malarien, në partneritet me Regenesis.
Nga ana tjetër, Kryegjyshi Botëror pasi e falenderoi për këtë vizitë, i shprehu mbështetjen e Tij të plotë për këtë projekt.
Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ