Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ndodhet këto ditë në Bruksel, Belgjikë, në një tur vizitash dhe takimesh me personalitete të lartë atje dhe nga e gjithë Bota.
Gjatë kësaj vizite Kryegjyshi Botëror u prit në një takim të veçantë edhe nga z. Vincent Rey, Drejtues ekipi në Njësinë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Europian.
Fokusi kryesor në këtë takim ishte, angazhimi te paqja dhe siguria, i krerëve fetarë dhe krerëve të shteteve dhe qeverive, ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor në gjetjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropë dhe më gjerë, si edhe vazhdimi i rrugës pozitive të Shqipërisë drejt Integrimit Europian, ku puna e besimeve fetare dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri po luajnë një rol mjaft pozitiv në këtë drejtim.
Përgatiti:
XH. ÇULLHAJ