MESAZHI I KRYEGJYSHIT BOTËROR, NË DITËN E PËRKUJTIMIT TË 85-VJETORIT TË REZISTENCËS NDAJ PUSHTIMIT FASHIST TË SHQIPËRISË

Në përkujtimin e 85-vjetorit të Ditës së Rezistencës ndaj pushtimit fashist të Shqipërisë, nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, vlerëson dhe nderon kontributin e luftëtarëve që u vranë atë ditë dhe atyre që bënë gjithçka për mbrojtjen e vendit. Njëkohësisht, ai bën apel për paqe e mirësi, për unitet e harmoni, që mos ketë luftëra për njerëzimin.

“…Në traditë, si çdo 7 prill, përkujtojmë sot, Ditën e Rezistencës, që është një ngjarje historike për të gjithë kombin shqiptar. Si sot, 85 vjet më parë, ushtria italiane pushtoi vendin tonë. Patriotët shqiptarë, të drejtuar nga Mujo Ulqinaku, e pritën me pushkë pushtuesin, ku ra dhe Mujo Ulqinaku. Evokoimë aktin heroik të rezistencës ndaj pushtuesit dhe gjithë populli shqiptarqë iu përgjigj këtij pushtim me urrjetje dhe mori armët në dorë kundër zaptuesit. Bëjmë homazhe dhe nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që i bënë rezistencë pushtimit fashist duke dhënë jetën për liri. Lavdi dëshmorëve të Atdheut! Bëjmë apel që të forcojmë unitetin e dashurinë mes njerëzve, mes kombeve, të ndalohen konfliktet që çojnë në luftra të përgjakshme…”- thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Baba, Edmond Brahimaj.