VIZITA E SHKRIMTARIT NAMIK DOKLE NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE. PËRKTHIMI NË GJUHËN SPANJOLLE TË VEPRËS SË NAIM FRASHËRIT ‘ANTOLOGJI POETIKE’ 

Ditën e premte, më datë 26 prill 2024 politikani i njohur dhe shkrimtari Namik Dokle vizitoi Selinë e Shenjtë Bektashiane, Tiranë ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Pas përshëndetjeve vëllazërore dhe mirënjohjes reciproke, fokusi i bisedës kishte të bënte me përkthimin në gjuhën spanjolle të veprës së Naim Frashërit ‘Antologji Poetike’ të realizuar nga z. Dokle dhe studiuesja znj. Maria Roces Gonzales.
Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj e falënderoj z. Dokle dhe znj. Gonzales për këtë nismë, duke i shprehur një mirënjohje të thellë për këtë vizitë dhe vlerësimet e dhëna për Komunitetin Bektashi, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe rolin e klerikëve në vite.

Përgatiti. Xh. ÇULLHAJ