KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, DEDE EDMOND BRAHIMAJ, NGUSHËLLON VËLLANË E TIJ, BABA SADIK IBRA, PËR NDARJEN NGA JETA TË NËNËS

Nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ngushëllon vëllain e Tij, Sadik Ibro, për ndarjen nga kjo jetë, e nënës së tij, Zenepe Zenun Ibra. Ndër të tjera, në këtë mesazh, Ai pohon: “…I dashuri vëlla Sadik! Mora vesh për ndarjen nga jeta të nënës suaj, myhibja Zenepe Ibra dhe nga zemra u ngushëlloj për këtë humbje të rëndë. Qoftë e xhenetit nëna juaj, u prehtë në paqe!”
Zenepe Zenun Ibra, ndërroi jetë mbrëmjen që shkoi. Varrimi bëhet sot (19 maj 2024), në varrezat e Luzit të Madh, Kavajë.