DITËN E LINDJES, KRYEGJYSHI BOTËROR, NDIHMA USHQIMORE PËR JETIMËT E FIERIT

Ditën e 65-vjetorit të lindjes, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, nëpërmjet një gjesti simbolik, u është gjendur pranë dhe jetimëve të Fierit. Sipas përfaqësueses së Selisë së Shenjtë Bektashiane, juristes Sheldiana Jano, ‘…Këto ndihma të radhës për shtresën e jetimëve, për Shoqatën e Jetimëve-Fier, përveçse vlerës ekonomike, është në vazhdën e misionit të vazhdueshëm të Kryegjyshit Botëror, për t’u qenë sa më pranë shtresave në nevojë…’
Këto ndihma të radhës, në 200 pako me produkte ushqimore, u mirëpritën nga jetimët fierakë, të cilët uruan nga zemra Dede Edmond Brahimajn, i cili me akte bamirësie, u është gjendur vazhdimisht pranë atyre.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, festoi ditëlindjen e Tij të 65-të, në Selinë e Shenjtë Bektashiane, mes miqve të shumtë, besimtarëve, myhibë, klerikë bektashianë e të besimeve të tjerë fetarë, personalitete shtetërorë dhe vendorë.